Sport

Pllaka e Courtois në Metropolitano, ‘vandalizohet’ pas derbit…

Midis Thibaut Courtois dhe tifozëve të Atlético Madrid, atmosfera ishte elektrike. Dhe pllaka e tij përkujtimore në Metropolitano ishte simboli...

30 Shtator 2024, 09:30 Nga DOSJA

Pllaka e Courtois në Metropolitano, ‘vandalizohet’ pas

SPANJE - Mbrëmjen e kësaj të diele derbi mes Atletico Madridit dhe Real Madridit përfundoi me barazim (1-1), simbol i luftës së ashpër mes dy skuadrave.

Një takim ku Thibaut Courtois ishte një nga lojtarët kryesorë. Portieri belg, i sulmuar nga tifozët e Atleticos për të kaluarën e tij me bardhekuqtë, përpara se të bashkohej me Shtëpinë e Bardhë, u përgjigj gjoja duke festuar golin e Militaos para tifozëve kundërshtarë.

Kjo skenë është parë si provokim, dhe ka sjellë hedhje të shumta sendesh, çakmaçë etj., në drejtim të tij dhe për rrjedhojë edhe ndërprerjen e takimit.

Por ky zemërim i tifozëve bardhekuq u reflektua edhe pak më vonë, kur pllakata e Thibaut Courtois i pranishëm pranë Metropolitanos, si ajo e të gjithë lojtarëve që kishin veshur këtë fanelë, u ‘vandalizua’ nga tifozët e tërbuar. Atmosfera e derbit...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll