Sport

Hansi Flick: “Nëse doni të fajësoni dikë për këtë humbje, më fajësoni mua”...

Pas humbjes së parë të sezonit në La Liga për FC Barcelona, të shtunën në mbrëmje në Osasuna (4-2), trajneri katalanas, Hansi Flick, iu rikthye zgjedhjeve të tij të bëra gjatë ndeshjes.

30 Shtator 2024, 10:00 Nga DOSJA

Hansi Flick: “Nëse doni të fajësoni dikë për

SPANJE - Hansi Flick, trajneri i Barçës, pas humbjes nga Osasuna, 4-2, është shprehur:  “Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë sot (e shtunë). Në pjesën e parë bëmë shumë gabime. Nuk është normale apo e zakonshme të luash kështu.

Në fund, bëmë shumë ndryshime në ekip. Dhe, e dini, kjo është... Më vjen keq, por kjo mund të jetë një nga arsyet. Por mendoj se ishte e nevojshme, sepse kemi shumë ndeshje dhe shumë lojtarë kanë luajtur shumë minuta.

Duhet të jemi të kujdesshëm. Unë duhet të kujdesem për këtë. Është përgjegjësia ime. Nëse doni të fajësoni dikë për këtë humbje, më fajësoni mua, nuk ka rëndësi. Mendoj se jemi në rrugën e duhur.

E marta është një ndeshje shumë e rëndësishme në Champions League. Dhe ne kemi vetëm dy ditë për t'u përgatitur dhe rikuperuar siç duhet dhe gjithçka tjetër, kështu që do ta bëjmë. Shpresoj që atëherë të shohim anën tjetër të ekipit tone”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll