Sport

VIDEO / Kaos në Madrid, ndërpritet derbi nga tifozët Atletikos!

29 Shtator 2024, 22:37 Nga DOSJA
VIDEO / Kaos në Madrid, ndërpritet derbi nga tifozët Atletikos!

SPANJE - Ndërpritet për disa minuta derbi i Madridit, gjithçka për shkak të tifozëve të Atletikos.

Ndërkohë që pjesa e pare u mbyll me shifrat e barabarta dhe me rrjetat e paprekura, skuadra e Ancelotit është ajo që zhbllokon takimin në minutën 64-të. Asisti i Vinicius Junior gjen Militaon për ti dhënë avantazhin.

Pak minuta më pas janë tifozët e Atletikos të cilët kanë hedhur sende në fushë dhe paten një konflikt në distacë me portierin Courtrois të Realit, një situate që solli edhe ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta, ku ndërhyri edhe vetë trajneri Simeone për t’i qetësuar.

Ndalimi i ndeshjes për 10 minuta është paralajmëruar si pasojë e hedhjes së sendeve të ndryshme. Nëse nuk ndalen do të jetë përfundimtare”, ishte mesazhi i spikeritg të stadiumit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll