Politike

Peleshi i drejtohet Tabakut: Mos nëpërkëmb procedurat, nuk mund të mbash peng mikrofonin

Tabaku u shpreh në fillim të mbledhjes se se në vend balanca e pushtete është në rrezik, ndërsa shtoi se mandatet e deputetëve duhet të trajtohen si të barabartë, referuar rastit të deputetit Ervin Salianji. 

30 Shtator 2024, 09:43 Nga I.A
Peleshi i drejtohet Tabakut: Mos nëpërkëmb procedurat, nuk mund
Mbledhja

TIRANË- Komisioni për Çështjet Europiane ka nisur me debate mbledhjen e sotme për shkak një reagimi nga kryetarja e këtij Komisioni Jorida Tabaku. Tabaku u shpreh në fillim të mbledhjes se se në vend balanca e pushtete është në rrezik, ndërsa shtoi se mandatet e deputetëve duhet të trajtohen si të barabartë, referuar rastit të deputetit Ervin Salianji. 

Kreu i Grupit Parlamentar socialist, Niko Peleshi, tha se askush nuk mund të nëpërkëmbë procedurat, duke e quajtur deklaratën e Tabakut si politike.  

“Nuk mund të ketë mbajtje peng të mikrofonit. Procedura që ju zgjodhët të hapnit mbledhjen e Komisionit është totalisht e nëpërkëmbur. Më vjen keq ta them por kjo nuk është qytetare”, tha Peleshi.

Edhe deputetja socialiste Etilda Gjonaj, tha se kjo është hera e parë që Kuvendi diskuton mbi një procedurë të tillë dhe fatkeqësisht dështoi praktika e mirë që mund të aplikohej.

“Çdo deklaratë politike mund të ishte bërë kudo tjetër, por jo në mbledhjen e këtij Komisioni. Kjo mbledhje do të duhej që të zhvillohej brenda konfidencialitetit që e parashikon ligji dhe rregullorja. Për fat të keq vijuat me deklaratat tuaja politike, për këto arsye Ju kërkoj që të zbatoni rregulloren dhe të merrni masa që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura”, tha Gjonaj.

jorida tabaku niko peleshi etilda gjonaj

Sondazh

Poll