Politike

Pasditen e sotme mbahet seanca plenare e radhës, nga qëndrimi i opozitës te rendi i ditës, çfarë pritet të ndodhë në Kuvend?

Mbetet për tu parë dhe qëndrimi që do të mbajë opozita pas deklaratave për ndërprerje të marrëdhënieve institucionale me shumicën parlamentare pas dënimit të deputetit Ervin Salianji.

30 Shtator 2024, 08:18 Nga M.B
Pasditen e sotme mbahet seanca plenare e radhës, nga qëndrimi i
Kuvendi

TIRANA- Kuvendi do të mblidhet pasditen e sotme në seancën plenare të radhës. Nga mbledhja e disa Komisioneve Parlamentare paraditen e sotme, do të kalohet në seancë plenare në orën 17:00. Çështja e zgjedhjeve dhe e votuesve pritet të jetë tema kryesore e diskutimit.

Mbetet për tu parë dhe qëndrimi që do të mbajë opozita pas deklaratave për ndërprerje të marrëdhënieve institucionale me shumicën parlamentare pas dënimit të deputetit Ervin Salianji.

Në rendin e ditës sot parashikohen diskutime si më poshtë:

1-Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 19.9.2024.

2-Njoftime të ndryshme.

3-Diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit.

kuvendi

Sondazh

Poll