Politike

Berisha: Beteja më 7 tetor është beteja e jetës sonë! Do jetë dita e drejtësisë, e triumfit dhe dita e fitores

Ai më tej shtoi se 7 tetori është dita e burrave dhe grave të Shqipërisë, dita e pensionistëve shqiptarë, dita e drejtësisë, dita e triumfit, dita e fitores. Berisha ftoi qytetarët shqiptarë kudo që janë të nisin së bashku betejën vendimtare për fatin e Shqipërisë. 

29 Shtator 2024, 19:48 Nga N.F
Berisha: Beteja më 7 tetor është beteja e jetës sonë!
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij edhe mbrëmjen e sotme para mbështetësve të mbledhur poshtë ballkonit të banesës së tij. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se beteja më 7 tetor është dita e shqiptarëve.

Ai më tej shtoi se 7 tetori është dita e burrave dhe grave të Shqipërisë, dita e pensionistëve shqiptarë, dita e drejtësisë, dita e triumfit, dita e fitores. Berisha ftoi qytetarët shqiptarë kudo që janë të nisin së bashku betejën vendimtare për fatin e Shqipërisë. 

Fjala e Berishës: 

Në betejë për të rivendosur në Shqipëri ligjin, Kushtetutën e shqiptarëve, jo të Xhaçkave, jo të Ramës, jo të hajdutëve, jo të Dumanëve, jo të Gjokëve, të kësaj kategorie kriminale, por Kushtetutën si shtyllë kryesore e rendit demokratik, ligjin dhe drejtësinë të barabartë për shqiptarët. Beteja më 7 tetor është beteja e jetës sonë. 7 tetori është dita e shqiptarëve. 7 tetori është dita e të rinjve shqiptarë. 7 tetori është dita e burrave dhe grave të Shqipërisë, dita e pensionistëve shqiptarë, dita e drejtësisë, dita e triumfit, dita e fitores.


Ndaj dhe ftoj edhe njëherë çdo qytetar shqiptar, ftoj të gjithë shqiptarët në emigracion dhe kudo që janë të nisim së bashku betejën vendimtare për fatin e Shqipërisë. Vendimtare për lirinë e shqiptarëve. Për përmbysjen e narkoshtetit të Edi Ramës, këtij armiku të egër të kombit shqiptar.
Këtij armiku të egër të qenies së shqiptarëve.

berisha pd

Sondazh

Poll