Politike

Këshilli Kombëtar i PD-së ndryshon datën e protestës, miraton datën 7 tetor: Mospajtimi me të keqen fillon nga Kryeministria dhe shtrihet në të gjithë rrugët e Tiranës!

Gjatë fjalës së tij deputeti, Edi Paloka theksoi se kjo protestë do të mbahet më datë 7 tetor, ditën e hënë në orën 18:00. Paloka njoftoi para demokratëve se thirrja për qytetarët është që të protestojnë duke nisur nga Kryeministria dhe më pas në të gjitha rrugët e kryeqytetit. 

29 Shtator 2024, 19:08 Nga N.F
Këshilli Kombëtar i PD-së ndryshon datën e protestës,
Mbledhja

TIRANË- Këshilli Kombëtar i PD-së pas fjalës së Sali Berishës ka miratuar vendimin për të ndryshuar datën e protesës së paralajmëruar të 6 tetorit. Gjatë fjalës së tij deputeti, Edi Paloka theksoi se kjo protestë do të mbahet më datë 7 tetor, ditën e hënë në orën 18:00. Paloka njoftoi para demokratëve se thirrja për qytetarët është që të protestojnë duke nisur nga Kryeministria dhe më pas në të gjitha rrugët e kryeqytetit. 

Më tej ai tha se Rama përdor Parlamentin, drejtësinë dhe mediat për të ruajtur pushtetin e tij personal dhe për të rrënuar ekonomikisht qytetarët shqiptarë. Më tej ai tha se mospajtimi me padrejtësinë është mision i çdo qytetari të ndershëm shqiptar. Paloka shtoi se mospajtimi me të keqen fillon nga Kryeministria dhe shtrihet më datë 7 tetor në të gjithë rrugët e Tiranës.

"Për këtë arsye, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike: Ditën e hënë, datë 7 Tetor 2024, ora 18:00, fton qytetarët shqiptarë të bëhemi të gjithë bashkë në Tiranë, për të reaguar kundër padrejtësive me autor të vetëm Edi Ramën. Mospajtimi me padrejtësinë është mision i çdo qytetari të ndershëm shqiptar. Mospajtimi me të keqen fillon nga Kryeministria dhe shtrihet atë ditë në të gjithë rrugët e Tiranës," tha ai.

protesta e 7 tetorit pd

Sondazh

Poll