Politike

Berisha fton qytetarët në mosbindje civile: Më 7 tetor në ora 6, Tirana do jetë vrima e miut e qeveritarëve hajdutë!

Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se më 7 tetor në ora 6, Tirana e tëra do të derdhet në rrugët dhe sheshet e saj.  Ai bëri thirrje që më 7 tetor shqiptarët ta shndërrojnë në ditën e triumfit, të guximit, të trimërisë, të revoltës, të mosbindjes civile. 

29 Shtator 2024, 19:58 Nga N.F
Berisha fton qytetarët në mosbindje civile: Më 7 tetor në
Berisha

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij edhe mbrëmjen e sotme para mbështetësve të mbledhur poshtë ballkonit të banesës së tij. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se më 7 tetor në ora 6, Tirana e tëra do të derdhet në rrugët dhe sheshet e saj.  Ai bëri thirrje që më 7 tetor shqiptarët ta shndërrojnë në ditën e triumfit, të guximit, të trimërisë, të revoltës, të mosbindjes civile. 

Fjala e Berishës: 

7 tetor në ora 6, Tirana e tëra derdhet në rrugët dhe sheshet e saj. Më 7 tetor, Tirana është e qytetarëve, vrima e miut të qeveritarëve, vrima e miut të mafies, vrima e miut e hajdutëve. Ndaj dhe le të shndërrojmë ne 7 tetorin në ditën e triumfit, të guximit, të trimërisë, të revoltës, të mosbindjes civile, të fitores së shqiptarëve.


Të dashur miq, çdo shqiptar, çdo shqiptare, ka vetëm një kërkesë ndaj nesh, ka vetëm një dëshirë ndaj nesh, ka vetëm një shpresë ndaj nesh, të na shohë në sulm, të gatshëm për sakrifica, të vendosur për fitore. Ndaj dhe me 7 tetor, me të gjitha mjetet e mosbindjes civile, në Tiranë, në rrugë, në sheshet e saj. Rroftë Tirana, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore!

berisha pd protesta e 7 tetorit 2024

Sondazh

Poll