Sport

Bylisi humbet sërish, Deden e mund ish-ekipi i tij!

Bylisi pëson humbjen e tretë radhazi në kampionat dhe mbetet në vendin e parafundit në renditje në kuotën e 5 pikëve.

29 Shtator 2024, 18:01 Nga DOSJA
Bylisi humbet sërish, Deden e mund ish-ekipi i tij!

BALLSH - Elbasani merr një fitore të çmuar në transfertë përballë Bylisit, falë një goli të shënuar nga Lleshi në pjesën e dytë të sfidës. Verdheblutë fitojnë 1-0 në “Adush Muça” dhe prishin festën e ish-trajnerit Dede, që debuton me humbje në krye të skuadrës mallakastriotë.

Ndeshja ka qenë e luftuar, pro në fund janë miqtë ata që marrin një fitore me vlera, që i ngjit në vendin e tretë në renditjen e Abissnet Superiore, në kuotën  e 12 pikëve.

Bylisi pëson humbjen e tretë radhazi në kampionat dhe mbetet në vendin e parafundit në renditje në kuotën e 5 pikëve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll