Sport

Pse Kieran Trippier (Newcastle) luajti me këpucë nga dy marka të ndryshme?

Kieran Trippier luajti një pjesë të ndeshjes kundër Cityt me një kçpucë Adidas në këmbën e majtë dhe një Puma në këmbën e djathtë.

29 Shtator 2024, 13:00 Nga DOSJA

Pse Kieran Trippier (Newcastle) luajti me këpucë nga dy marka të

ANGLI - Këtë të shtunë, gjatë ndeshjes Newcastle - Manchester City, mbrojtësi Kieran Trippier ka veshur këpucë të dy markave të ndryshme, Adidas dhe Puma, ndërsa sipas një faqeje angleze, ai sapo ka braktisur prodhuesin e parë të pajisjeve për të dytën.

Ai e nisi ndeshjen me dy Adidas, por më pas mesa duket hasi në një problem me këpucën e majtë, gjë që do ta detyronte të vishte urgjentisht një Puma.

Por sipas faqes së internetit Foot Headlines, e specializuar në furnizuesit e pajisjeve të klubeve dhe futbollit, ky ndryshim mahnitës ilustron në mënyrë simbolike faktin se Trippier, i cili prej kohësh ka kontratë me Adidas, sapo ka shkëputur kontratën me markën me tre shirita për t'iu bashkuar me Puma. Komunikim i zgjuar nga mbrojtësi...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll