Sport

FIFA vendos: Nju Jorku do të presë finalen e Kupës së Botës për Klube në 2025...

FIFA shpalli këtë të shtunë dymbëdhjetë stadiumet për formatin e ri të Kupës së Botës për Klube në Shtetet e Bashkuara (15 qershor-13 korrik). Finalja do të zhvillohet në stadiumin MetLife në Nju Jork.

29 Shtator 2024, 12:00 Nga DOSJA
FIFA vendos: Nju Jorku do të presë finalen e Kupës së
Stadiumi MetLife në Nju Jork do të presë finalen e Kupës së Botës për Klube më 13 korrik 2025

ZVICER - Pavarësisht polemikave të lidhura me kalendarin e mbingarkuar, FIFA vazhdon të përshkruajë rrugën e saj.

Organizata botërore shpalli këtë të shtunë emrat e dymbëdhjetë stadiumeve që do të presin të paktën një ndeshje të Kupës së Botës për Klube (15 qershor - 13 korrik). Sa i përket Kupës së Botës 2026, stadiumi MetLife në Nju Jork (82.000 vende) do të presë finalen e këtij kompeticioni të ri.

FIFA, megjithatë, ende nuk ka komunikuar vendndodhjen e ndeshjes hapëse. “Futbolli është sporti më popullor në planet dhe viti 2025 do të shënojë fillimin e një epoke të re për futbollin e klubeve, kur FIFA do të presë garën më të madhe, më gjithëpërfshirëse dhe më të drejtë globale për herë të parë të klubeve këtu në Shtetet e Bashkuara,”- tha presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Shorti për botërorin do të hidhet në dhjetor, pa u zbuluar saktësisht data e saktë. Mungojnë ende dy skuadra (një nga Amerika e Jugut dhe një nga MLS) për të plotësuar tabelën e tridhjetë e dy skuadrave.

Ja dymbëdhjetë stadiumet e Kupës së Botës për Klube 2025:

Stadiumi MetLife (Nju Jork), Stadiumi Mercedes-Benz (Atlanta), Stadiumi Bank of America (Charlotte), Stadiumi TQL (Cincinnati), Stadiumi Rose Bowl (Los Angeles), Stadiumi Hard Rock (Miami), GEODIS Park (Nashville), Camping World Stadium (Orlando), Stadiumi Inter & Co (Orlando), Lincoln Financial Field (Philadelphia), Lumen Field (Seattle) dhe Audi Field (Washington, DC).

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll