Sport

Tre shqiptarë në derbin e madh mes Dinamos dhe Lokomotivës!

Arbër Hoxha dhe Arijan Ademi të Dinamos ishin përballë Fetai Feta të Lokomotivës.

29 Shtator 2024, 11:27 Nga DOSJA
Tre shqiptarë në derbin e madh mes Dinamos dhe Lokomotivës!

KROACI - Dinamo e Zagrebit triumfoi me rezultatin 5-1 në derbin ndaj Lokomotivës së Zagrebit, ku u aktivizuan titullarë 3 futbollistë shqiptarë.

Arbër Hoxha dhe Arijan Ademi të Dinamos ishin përballë Fetai Feta të Lokomotivës. Ademi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 51-të, duke shënuar golin e tretë për Dinamon.

Baturina, Petkoviç dhe Torrente me dopietë, ishin autorët e tjerë të golave. Hoxha dhe Ademi qëndruan në fushë 63 minuta, ndërkohë që Feta u aktivizua gjatë gjithë takimit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll