Politike

24 orë në burg/ Salianji reagon pas hekurave: Mbështetja juaj ka qenë e jashtëzakonshme, do dal triumfues

Me anë të një postimi në Facebook, Salianji shkruan se mbështetja ndaj tij 24 orët e fundit ka qenë e jashtëzakonshme.

28 Shtator 2024, 21:37 Nga I.A
24 orë në burg/ Salianji reagon pas hekurave: Mbështetja juaj ka
Ervin Salianji

FIER- Deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar 24 orë pasi është futur në burgun e Fierit. Me anë të një postimi në Facebook, Salianji shkruan se mbështetja ndaj tij 24 orët e fundit ka qenë e jashtëzakonshme. Po ashtu Salianji ka theksuar se ka të gjitha energjitë për të dal triumfues dhe për tu bashkuar në luftë ndaj të keqes. 

Postimi i Plotë:

Miqtë e mi, mbështetja dhe forca që më keni dhënë në këto 24 orë ka qenë e jashtëzakonshme! Dua t'ju siguroj se kam gjithë energjitë për të dal triumfues dhe për t’u bashkuar me ju në luftë ndaj të keqes që mban mbërthyer këtë vend prej 11 vitesh! Falenderime nga zemra.

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 1 vit burg për deputetin demokrat Ervin Salianji. Salianji është dënuar së bashku me Albert Veliun, që pritet të vuaj dënimin me 10 muaj burg si dhe gazetarin Jetmir Olldashi me 100 orë punë komunitare. Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë. Shkalla e parë vendosi që Salianji të dënohet për kallëzim të rrëmë, në lidhje me një denoncim që ka bërë për vëllanë e ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa. Në audio-përgjimin që publikoi Salianji, thuhej se Agron Xhafa ishte pjesë e një rrjeti kriminal të trafikut të lëndëve narkotike. Deputeti demokrat është lënë në burgun e Fierit për të vuajtur dënimin prej 1 viti burg.

ervin salianji

Sondazh

Poll