28 Shtator 2024, 19:40
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar, u shpreh se, Edi Rama e ka të qartë që Olsi Rama do të ketë fatin e Geron Xhafajt. Sipas Berishës, Rama është aksioner në vëllazërinë Xhafaj. Po ashtu Berisha ka theksuar se vëllai i Ramës është i faktuar me dokumente si eksponent kryesor i klanit të Xibrakës.
"Ky ishte akti i Ervin Salianjit, ky ishte akti guximtar. Ervin Salianji nuk e mbajti në sirtar, regjistrimin e gazetarit guximtar, por e ndau me ne, e ndau me çdo shqiptar. U tha qytetarëve se unë përfaqësuesi juaj, do të bëj detyrën. Se unë përfaqësuesi juaj, nuk trembem, nuk tutem para asgjëje, as para vëllazërive mafioze të pushtetit Xhafa-Rama, Rama- Xhafa. Fill mbrapa ish-hetuesi xhelatë e policisë sekrete hoxhiste Fatzi Xhafaj, me kriminelin Ardi Veliu, me prokurorë, me drejtorë etj., ndërmorrën kurthin, përgatitën dëshmitarin e rremë, e paguan për të dëshmuar se ai zë, ishte i imi dhe jo i Agron Xhafës.
Ndërkohë që regjistrimet treguan se Alizoti u pagua për dëshminë që do të bënte, se Alizoti paguhej për vitet e burgut që do të bënte dhe se laboratori britanik nxori se mes zërit të Alizotit dhe zërit që kishin bërë gjithçka ta shuanin, të Agron Xhafës nuk kishte asnjë ngjashmëri. Pra gjithçka u provua, u faktua se vëllazëria Xhafa, vëllazëria krimit, vazhdonte trafiqet. Për llogari të Olsit dhe të Edi Ramës, ç’është ky tërbim, ç’është kjo shfryrje nga salla e OKB-së, kjo urrejtje ndaj Ervin Salianjit.
Edi Rama është aksioner në vëllazërinë Xhafaj. Jo vetëm kaq, por Edi Rama është vëllazëri, është bosi i Edi Ramës i faktuar me dokumente si eksponent kryesor i klanit të Xibrakës. Edi Rama e ka të qartë se Geronin e tij, apo kriminelin Olsi e pret fati i njëjtë me Agronin e Fatmirit. Prandaj vrapon si skizoid, si njeri që nuk nder as moral, që shfryn duf dhe urrejtje ndaj një të riu të pafajshëm, ndaj një të riu guximtar që bëri detyrën para qytetarëve të vet, bëri detyrën para vendit te vet, para komunitetit ndërkombëtar," tha Berisha.
sali berisha edi rama
Politike
28 Shtator 2024, 19:25
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në tubimin qytetar, deklaroi se, Ervin Salianji tregoi me prova...
Politike
28 Shtator 2024, 15:10
I.A
Ervin Salianji
TIRANË- Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji, Partia Demokratike ka nisur dosjen e plotë shpjeguese në kancelarit&e...
Politike
28 Shtator 2024, 13:45
r.ll
sali berisha, ervin salianji
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u pyet për emrin që do të pasojë Ervin Salianjin si drejtues poli...
Politike
28 Shtator 2024, 13:37
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është pyetur nga gazetarët për lëvizjen e radhës t&eu...
Politike
28 Shtator 2024, 13:29
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot një konferencë gazetarët, ku foli për burg...
Politike
28 Shtator 2024, 13:16
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në llogarinë e tij në Facebook, ka sjellë në vëmendje...
Politike
28 Shtator 2024, 13:08
r.ll
silvio gonzato
TIRANË- Shqipëria duhet të kapërcejë disa pengesa madhore para se të bëhet pjesë e Bashkimit E...
Politike
28 Shtator 2024, 13:05
r.ll
lajcak, osmani
SHBA- I dërguari i posaçëm evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se i vlerëson m...
Politike
28 Shtator 2024, 12:16
r.ll
edi rama
SHBA- Në fjalimin e tij, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për muxhahedinët e strehuar në Manëz të Durrësit, ...
Politike
28 Shtator 2024, 12:13
r.ll
edi rama
SHBA- Kryeministri Edi Rama gjatë aktivitetit të organizuar në New York për kontributin dhe vlerësimin e Shqipë...