28 Shtator 2024, 13:54
Nga r.ll
hassan nasrallah
LIBAN- Izraeli tha të shtunën se ka vrarë udhëheqësin e Hezbollahut Hassan Nasrallah, duke i dhënë goditjen më të rëndë grupit militant libanez, pas disa muajsh luftimesh.
Grupi Hezbollah konfirmoi njoftimin për vrasjen në një deklaratë në të cilën thuhet se Hassan Nasrallahu "u është bashkuar bashkëluftëtarëve të tij dëshmorë".
Në deklaratë Hezbollahu zotohet të "vazhdojë luftën e shenjtë kundër armikut dhe në mbështetje të Palestinës".
Hassan Nasrallahu udhëhoqi grupin militant për më shumë se tre dekada. Ushtria izraelite tha se disa komandantë të lartë të Hezbollahut u vranë së bashku me Hassan Nasrallahun në një sulm të fuqishëm ajror të premten. Ushtria tha se kreu një sulm ajror preciz ndërsa udhëheqja e Hezbollahut po zhvillonte një takim në selinë e saj në Dahiyeh, në jug të Bejrutit.
Ali Karki, komandanti i Frontit Jugor të Hezbollahut dhe komandantë të tjerë të Hezbollahut, u vranë gjithashtu në sulm, tha ushtria izraelite. Ministria libaneze e Shëndetësisë tha se gjashtë persona u vranë dhe 91 u plagosën në sulmet e së premtes, të cilat rrafshuan për tokë gjashtë ndërtesa banimi.
Ushtria izraelite tha se po mobilizonte forca shtesë nga trupat rezervë ndërsa tensionet përshkallëzohen me Libanin, duke aktivizuar tre batalione ushtarësh rezervë pasi dërgoi dy brigada në Izraelin verior në fillim të javës për t'u trajnuar për një sulm të mundshëm tokësor.
Të shtunën në mëngjes, ushtria izraelite kreu disa sulme në Bejrutin jugor dhe Luginën Bekaa të Libanit lindor. Hezbollahu hodhi dhjetëra predha në gjithë Izraelin verior dhe qendror dhe Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.
Në paralagjet jugore të Bejrutit shihej tymi dhe rrugët e boshatisura pasi zona u godit gjatë natës nga sulmet e forta ajrore izraelite. Strehimoret e ngritura në qendër të qytetit për personat e zhvendosur janë të tejmbushura. Shumë familje flinin në sheshe dhe plazhe publike ose në makinat e tyre. Në rrugët që të çojnë në malet mbi kryeqytet, qindra njerëz mund të shiheshin duke ikur me këmbë, duke mbajtur në duar foshnjat dhe pak gjëra që mund të mbanin.
Sipas ministrisë së Shëndetësisë, të paktën 720 veta janë vrarë në Liban gjatë javës së kaluar nga sulmet ajrore izraelite./VOA
hassan nasrallah hezbollah
Bota
28 Shtator 2024, 11:53
r.ll
hassan nasrallah
LIBAN- Hassan Nasrallah, të cilin Izraeli pretendon se e vrau në një sulm në Bejrutin jugor, e ktheu Hezboll...
Bota
28 Shtator 2024, 10:29
r.ll
lideri i hezbollahut
LIBAN- Ushtria izraelite ka deklaruar sot se lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah është vrarë nga sulmet e djeshme iz...
Bota
28 Shtator 2024, 09:59
r.ll
droga
KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka përgëzuar Policinë dhe Prokurorin...
Bota
28 Shtator 2024, 09:53
r.ll
rruga e afrim bunjakut
KOSOVË- Fshati Basnjkë në veri të Kosovës mori rrugën e tij të parë: Rruga tani quhet Afrim ...
Bota
28 Shtator 2024, 09:45
r.ll
sulmet
LIBAN- Për disa orë gjatë natës, ushtria izraelite kreu një valë sulmesh ajrore në Dahieh, bastion i Hezbollahut ...
Bota
28 Shtator 2024, 09:25
r.ll
boris johnson
BRITANI- Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson ka rrëfyer në librin e tij të ardhshëm se ka konsideruar një ...
Bota
28 Shtator 2024, 08:53
r.ll
david kostelancik
SHBA- I nominuari nga presidenti amerikan Joe Biden për ambasador në Shqipëri, David J. Kostelancik duhet të pres&eum...
Bota
28 Shtator 2024, 07:46
r.ll
bombardimet
LIBAN- Izraeli ka vijuar gjatë gjithë natës me bombardimet në Bejrut. Sulmet kanë përfshirë periferin&e...
Bota
28 Shtator 2024, 07:41
r.ll
lloyd austin
SHBA- Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, paralajmëroi të premten për pasoja shkatërruese nëse Izraeli anga...
Bota
28 Shtator 2024, 07:35
r.ll
parlamenti
GJERMANI- Mbledhja e parë e parlamentit të Tyringisë pas debateve të ashpra disa orësh të enjten (26.09.) u nd&eum...