Bota

Sekuestrohet 1 ton drogë në Pejë me vlerë 5 milionë euro, Sveçla: Vendi i kriminelave është pas hekurave

Ministri thotë se goditjet ndaj këtij fenomeni rezultojnë të suksesshme kur janë të njëpasnjëshme e të pandërprera. 

28 Shtator 2024, 09:59 Nga r.ll
Sekuestrohet 1 ton drogë në Pejë me vlerë 5 milionë
droga

KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka përgëzuar Policinë dhe Prokurorinë për aksionin e realizuar sot në Pejë, ku u sekuestruan mbi një ton substanca narkotike. Ministri thotë se goditjet ndaj këtij fenomeni rezultojnë të suksesshme kur janë të njëpasnjëshme e të pandërprera.  Më tej, ai është shprehur se vendi i kriminelëve është prapa grilave.

POSTIMI I PLOTË: 

Përgëzoj Njësitin e Antidrogës në Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë Themelore në Pejë për aksionin e suksesshëm të sekuestrimit të mbi një ton substancë narkotike të llojit marihuanë.

Goditjet ndaj këtij fenomeni rezultojnë të suksesshme kur janë të njëpasnjëshme e të pandërprera.

Siç kam thënë pas goditjes së laboratorit tjetër rreth një javë më parë, prapa grilave është vendi i kriminelëve që merren me veprimtari të tilla.

Prokuroria dhe Policia në Pejë kanë dhënë detaje nga aksioni që u zhvillua dje në rajonin e Pejës, ku u sekuestrua mbi një ton drogë, ku vlera e tyre arrinte mbi 5 milionë euro. Në konferencën për media u bë e ditur se deri tani kanë arrestuar një person, dhe se janë në kërkim edhe të gjashtë personave tjerë të dyshuar.

droge ne peje xhelal sveçla

Sondazh

Poll