28 Shtator 2024, 07:35
Nga r.ll
parlamenti
GJERMANI- Mbledhja e parë e parlamentit të Tyringisë pas debateve të ashpra disa orësh të enjten (26.09.) u ndërpre. Një procedurë rutinë parlamentare, ku zgjidhet presidenti i parlamentit dhe zihen poste të rëndësishme u kthye në një grindje të ashpër mes partisë AfD, e shpallur nga Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës si "e sigurt ekstremiste e djathtë" dhe partive të tjera në parlament. Seanca u ndërpre pa mundur të zgjidhet presidenti i parlamentit të landit.
Si rregull grupi më i madh parlamentar në parlament ka të drejtë të propozonjë presidentin e parlamentit të landit. Në Tyringi ky grup vjen nga AfD, e cila në zgjedhjet në fillim të shtatorit fitoi shumicën e votave në land-. CDU dhe Aleanca Sahra Wagenknecht, BSW donin me një kërkesë për ndryshimin e rendit të ditës të ndryshonin procedurën, dhe të pengonin kështu që AfD të bënte propozimin për postin. Por puna nuk erdhi deri tek kërkesa.
CDU i drejtohet Gjykatës Kushtetuese
Politikani i AfD-së, Jürgen Treuttler, i cili si deputeti më i vjetër drejtoi seancën refuzoi me orë të tëra të votohej për këtë kërkesë. Disa herë pati ndërprerje dhe debate të ashpra. Grupi parlamentar i CDU-së pas kësaj iu drejtua me telefonatë Gjykatës Kushtetuese të Tyringenit. Sipas CDU, drejtuesi i seancës, Treuttler disa herë shkeli kushtetutën dhe të drejtat e deputetëve. Drejtuesi i grupit parlamentar të CDU, Andreas Bühl tha se pas një seance të tillë, se ky ishte "mjeti i fundit" për grupin parlamentar të CDU-së. Gjykata Kushtetuese tani duhet të vendosë, nëse është e lejueshme, që deputetët e rinj të sapozgjedhur mund të japin një rend të ri dite të seancës parlamentare.
Pas sesionit të parë kaotik të parlamentit të landit në Tyringi, ministri i Brendshëm në detyrë i Tyringisë, Georg Maier foli për një procedurë të ndalimit tër AfD. "Ngjarjet e sotme (e enjte, 26.09. shën red.) në parlamentin e shtetit tyringian kanë treguar se AfD po ndërmerr veprime agresive, luftarake kundër parlamentarizmit. Mendoj se kushtet për një procedurë ndalimi janë plotësuar", shkroi politikani i SPD në Platformën X./DW
gjermani landi i tyringise
Bota
28 Shtator 2024, 07:32
r.ll
Shigeru Ishiba
JAPONI- Ish-ministri japonez i mbrojtjes Shigeru Ishiba fitoi zgjedhjet e lidershipit të Partisë Liberal Demokratike (LDP) të...
Bota
28 Shtator 2024, 07:28
r.ll
orban, mickovski
SHKUP- Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban deklaroi nga Ohri seMaqedonia e Veriut duhet të ishte prej kohë...
Bota
27 Shtator 2024, 22:37
E. D
pamje nga sulmi
HAZBOLLAH- Ushtria izraelite tha se goditi selinë kryesore të Hezbollahut të premten, pasi banorët e Bejrutit raportuan...
Bota
27 Shtator 2024, 21:09
r.ll
von der leyen, zelensky
BRUKSEL- Lufta në Ukrainë ka hyrë në një periudhë kritike dhe Bashkimi Evropian ka vendosur që d...
Bota
27 Shtator 2024, 21:05
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Ndarja e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria në procesin e integrimit drejt Bashkimit Evropian ka nxitur mj...
Bota
27 Shtator 2024, 20:51
E. D
pamje nga sulmi
LIBAN- Ambasada e Iranit në Liban ka reaguar pasi forcat izraelite të mbrojtjes kryen një në shtabin qendror të He...
Bota
27 Shtator 2024, 20:28
E. D
foto ilustruese
SHBA- Xhorxhia është një ndër shtatë shtetet e pavendosura që mendohet se do të përcaktojnë re...
Bota
27 Shtator 2024, 19:17
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mbrojti sot veprimet e shtetit të tij në një fjalim në Asamblenë e ...
Bota
27 Shtator 2024, 19:01
E. D
pamje nga vendngjarja
SHBA- Të paktën 23 vdekje të shkaktuara nga stuhia ‘Helene’ janë raportuar në katër shtete ...
Bota
27 Shtator 2024, 18:46
E. D
vladimir Putin
RUSI- Kremlini tha se doktrina e përditësuar bërthamore, që do t’i lejojë Moskës që të pë...