Aktualitet

18 Dhjetor 2019, 09:06 Nga DOSJA

TIRANË– Altin Dumani është kandidati i parë për SPAK, që është intervistuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Në fjalën e tij, prokurori Dumani ka treguar lidhur me planet e tij për drejtimin e Prokurorisë së Posatçme në rast se ai zgjidhet për ta drejtuar organinin e hetimit. 

Në fjalën e tij, Dumani është shprehur se gjatë 20 viteve karrierë e ka treguar veten e tij duke hetuar disa nga bandat më të fuqishme në vend.

PJESË NGA INTERVISTA: 

PYETJE: Ju vetë keni investuar për veten tuaj në auditore për të qënë lider i suksesshëm? SPAK është maja e karrierës së çdo prokurori. Ju keni investuar për veten tuaj për të përçarë cilësitë tuaj tek kolegët, tek publiku?

DUMANI: E preka pak që lidershipi krijon edhe frymën e asaj organizate. Ky është vlerësimi dhe gjykimi im. Unë kam investuar 20 vjet në Prokurori për të krijuar një profil timin dhe më është dhënë mundësia që të punoj në grup dhe kam dhënë gjithë energjitë e mia në funksion të punës në grup. Anëtarët e grupit kanë qënë të vlerësuar, të nxitur, të mbështetur dhe asnjëherë të braktisur. Them se kam cilësitë e duhura që një drejtues duhet të përçojë tek kolegët. Të gjithë do të kenë mbështetjen time si drejtues i SPAK. 

PYETJE: Sander Beci: Jemi para ngritjes se një strukture të re, e pa ngjashme me asnjë tjetër në sistemin e drejtësisë. Pikat e forta dhe të dobta që ia njhni veten në raport me kandidatë të tjerë?

DUMANI: Po të lexosh vizionin dhe planin, mund të krijohet një ide. Pika e fortë është eksperienca ime e pasur. Kam përvojë 20 vjeçare. Kam kaluar në duart e mia 4-5 mijë dosje. Jam përballur thuajse me të gjitha llojet e vreprave penale. Nga ekperienca vlerësoj se kam fituar profesionalizimin dhe maturinë për të akuzën që duhet të ngrej. Pjesa më e madhe e karrierës është fokuruar tek krimi i organizuar dhe korrupsioni. Pikë tjetër e fortë është aftësia për të bashkëpunuar dhe për të frymëzuar të tjerët. Kam qënë drejtues në Prokurorinë e Tropojës, kam qënë zv.drejtor në Tiranë. Unë me këto lloj prokurororësh kemi realizuar hetime të suksesshme si “Banda e Lushnjes”, “Banda e Durrësit”. Kush e njeh natyrën time? Të gjithë kolegët që punojnë me mua e ndjejnë. Një moment shumë i rëndësishëm ka qënë puna në Prokurorinë e Tiranës. Është krijuar nga memomrandumi. Kam organizuar shumë agjensi zbatimi të ligjit për luftën kundër krimit të organizuar. Kam tjetër pikë të fortë aftësinë për t’u përballur me vështirësinë. Jam vendosur nga drejtuesit tek ato çështjet, që do të thotë se kanë pasur besim. Kam vënë në dispozion edhe dosje pasvarëisht rrezikut që më është kanosur. Kam qënë 9 vjet i mbrojtur nga Policia e Shtetit. Unë kam një vendim dënimi, se më kanë kanosur për shkak të detyrës. Pika e dobët…është pak e ëvshtirë… Pika ime e dobët është menaxhimi i kohës, kur më kap dëshirë për të punuar. Mirë familja ime…fëmijët e mi. Por kam edhe kolegët që i privoj nga koha që mund t’i kushtojnë familjes.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka intervistuar tre kandidatët për kreun e SPAK. KLP kërkoi nga kandidatët, Dumani, Kraja e Kondili që të tregonin vizionin e tyre për drejtimin e këtij institucioni të ri. Të tre kandidatët janë shprehur se do punonojnë me integritet dhe do kthejnë besimin e publikut tek drejtësia. KLP nesër do shpall dhe fituesin.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet altin dumani gara për kreun e spak spak altin dumani gara për kreun e spak spak

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Dhjetor 2019, 12:40

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka dëgjuar sot tre kanditatët për kreun e gjykatës së posaçme, SPAK. Intervistat kanë nisur që në orën 09:30,...