Aktualitet

Intervistimi për SPAK/ Kandidati Altin Dumani: Duhet të godasim pa kompromis krimin, ja vendimi i parë që do të marr

18 Dhjetor 2019, 08:47 Nga DOSJA
Intervistimi për SPAK/ Kandidati Altin Dumani: Duhet të godasim pa

TIRANË- Prokurori Altin Dumani, kandidati për kreun e SPAK ka nisur i pari intervistimin në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Ai ka folur për vizionin e tij dhe punën që do të bëjë në javën e parë të detyrës. 

Dumani është shprehur se SPAK do të përmbushi pritshmëritë e të gjithëve, falë luftës kundër krimit të organizuar dher korrupsionit që do të bëjnë prokurorët. 

Pjesë nga intervista:

Altin Dumani: E ndjej veten të privilegjuar që jam para jush. SPAK duhet të jetë strukutë elitare për ndështimin e krimit, duhet dhe do të ndryshjë mënyrën e të bërit drejtësi. Disa nga përbërësit e filozofizë tim: promovimi i punës në grup, ruajtja e pavarësisë me fanatizëm, përgjegjshëmri. SPAK duhet të kthehet në model, do të godasë pa kompromis krimin e organizuar. Do bëjë të mundur në Shqipëri që çdo person që kryen një krim do të dënohet. Dështimi i SPAK nuk do të jetë një opsion. Detyra e parë ditën e parë të punës është nxjerrja e një akti që normon rregulloren për funksionimin e SPAK. Kujdes për dosjet që do të transferohen, që procedimet penale të studiohen mirë që të shmangen raste që mund të na cojnë në shuarjen e masave të sigurisë. Të paktën duhet të fillohet me dy seksione, krimit të organizuar dhe seksioni për korrupsionin e zyrtarëve të lartë të shtetit. Akti i domosdoshëm është fillimi i procedurës së përzgjedhjes së drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, është mushkëri që funksion me ajër SPAK. Pa pasur atë puna jonë do të vështirësohet. Pas zgjedhjes së kreut të Byrosë së Hetimit do të zgjedhim hetuesit. SPAK duhet të synojë thithjen e nëpunësve të kualifikuar me integritet të lartë, por duhet një joshje dhe kjo është paga. Edhe nga DAP-i është rënë dakord që duhet një mekanizëm financiar për të thithur ekspertët më të mirë të mundshëm. Nga biseda që kemi pasur na është premtuar se paga e tyre do të jetë e kënaqshme për kushtet e shtetit shqiptar. Por unë nuk e lidh shumë vetëm me të qenit profesionit, por edhe të motivuar, edhe duke sakrifikuar. Duhet të gjejmë këtë kategori ekspertësh, të cilët nuk kanë parësore financat.

Ibrahimi: Idetë tuaja për strukturën? Vendimi i parë do të jetë nënshkrimi i një akti për strukurën organizative.

Ditën e parë të punës është nxjerrja e një akti që ndihmon në rregullimin dhe organizimin e prokurorisë së posaccme. Kujdes ndaj dosjeve që do të transferohen. Sa i takon organizimit të punës, vlerësoj se në SPAK duhet që prokurorët të ndahen sipas specializimeve. Hetimi i krimit të organizuar dhe korrupsioni. Akti i parë brenda javës së dytë të punës është fillimi i procedurës për BKH, është si mushkrija që furnizon me ajër SPAK. Do të bëj njoftimin për aplikim për drejtorin e BKH.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka intervistuar tre kandidatët për kreun e SPAK. KLP kërkoi nga kandidatët, Dumani, Kraja e Kondili që të tregonin vizionin e tyre për drejtimin e këtij institucioni të ri. Të tre kandidatët janë shprehur se do punonojnë me integritet dhe do kthejnë besimin e publikut tek drejtësia. KLP nesër do shpall dhe fituesin.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet altin dumani gara për kreun e spak spak altin dumani gara për kreun e spak spak

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Dhjetor 2019, 12:40

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka dëgjuar sot tre kanditatët për kreun e gjykatës së posaçme, SPAK. Intervistat kanë nisur që në orën 09:30,...