Aktualitet

Shqiptari përplas me makinë policin gjatë arratisjes në Selanik/ 40-vjeçari shpallet në kërkim, në pranga gruaja që e shoqëronte

Mësohet se 40-vjeçari ka tentuar t’i ikë policisë dhe ka plagosur lëhtë një prej efektivëve, të cilin e ka përplasur me makinë.

27 Shtator 2024, 21:21 Nga E. D
Shqiptari përplas me makinë policin gjatë arratisjes në
fotot ilustruese

SELANIK- Një shqiptar është shpallur në kërkim në Selanik të Greqisë, pasi i është arratisur policisë e cila i ishte vënë në ndjekje. Mësohet se 40-vjeçari ka tentuar t’i ikë policisë dhe ka plagosur lëhtë një prej efektivëve, të cilin e ka përplasur me makinë.

Më shqiptari ka hedhur në rrugë një pako me kanabis të papërpunuar me peshë 1 kilogram e 42 gram dhe ka braktisur mjetin duke u larguar me vrap. Gjithashtu në makinën e cila u sekuestrua u arrestua partnerja e tij 33-vjeçare dhe nga shtëpia e tyre në një zonë të Selanikut lindor u sekuestrua një pako kokainë me peshë 5.78 gram dhe një peshore elektronike.

Medait greke shkruajnë se ndaj 33-vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj të shpallur në kërkim është ngritur një dosje për transport droge për qëllime trafiku, ndërsa polici i plagosur është dërguar në spitalin, ku i është dhënë ndihma e parë dhe është larguar.

policia greke shqiptar i arrestuar

Sondazh

Poll