Aktualitet

U largua pak ditë më parë nga një qendër sociale në Elbasan, gjendet 13-vjeçari

Mësohet se më datë 19 shtator, një 13-vjeçar është larguar së bashku më dy bashkëmoshatarë nga një qendër sociale.

27 Shtator 2024, 14:16 Nga N.F
U largua pak ditë më parë nga një qendër sociale
Foto

ELBASAN- 13-vjeçari, i cili u largua nga një qendër sociale në Elbasan është gjetur këtë të premte. Mësohet se më datë 19 shtator, një 13-vjeçar është larguar së bashku më dy bashkëmoshatarë nga një qendër sociale. Dy të miturit u gjetën dy ditë më pas ndërsa 13-vjeçari u gjet ditën e sotme

Sipas njoftimit të policisë, i mituri, 13 vjeç, iu dorëzua qendrës sociale, ndërsa mësohet se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 19.09.2023, për largimin e 3 fëmijëve nga një qendër sociale (dy 13-vjeçarë dhe një 14-vjeçar), 2 nga të cilët u gjetën një ditë më pas, ju informojmë se u gjet 13-vjeçari tjetër dhe iu dorëzua qendrës sociale, në gjendje të mirë shëndetësore.

Sondazh

Poll