Aktualitet

Grupi trafikoi 2.3 ton kokainë në Itali, Gjykata e Durrësit lë në qeli Jurgen Kaçurrin dhe Arjanit Malokun

Ata janë arrestuar si pjesë e një grupi të organizuar të trafikut ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine në Itali.

27 Shtator 2024, 14:51 Nga N.F
Grupi trafikoi 2.3 ton kokainë në Itali, Gjykata e Durrësit
Foto ilustruese

DURRËS- Gjykata e Durrësit ka marrë vendimin ditën e sotme për tu caktuar masën ‘arrest me burg të përkohshëm’ për Arjanit Malokun dhe Jurgen Kaçurrin. Ata janë arrestuar si pjesë e një grupi të organizuar të trafikut ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine në Itali.


Po kështu gjykata deklaroi moskompetencës tokësore per shqyrtimin e çështjes penale me nr.02890 dhe I dërgoi cështjen Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, si gjykata kompetente.

Maloku dhe Kaçorri u arrestuan pak ditë më parë në kuadër të një operacioni ndërkombëtar të ndërmarrë në 4 shtete që çoi në pranga 61 persona is dhe u sekuestruan aseteve me vlerë 60 mln euro.

gjykata e durrësit jurgen kaçurri arjanit maloku

Sondazh

Poll