Aktualitet

Vodhi një shumë parash në një pikë karburanti, arrestohet 33-vjeçari në Lushnje

Siç raportohet 33-vjeçari me iniciale Xh.Xh në orët e para të mëngjesit të datës 26.09.2024, ka vjedhur në karburant, një shumë parash dhe një DVR, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

27 Shtator 2024, 15:13 Nga E. D
Vodhi një shumë parash në një pikë karburanti,
pamje nga vendngjarja

LUSHNJE- Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia e Lushnjes, pasi akuzohet se ka vjedhur një shumë parash në një pikë karburanti. Siç raportohet 33-vjeçari me iniciale Xh.Xh në orët e para të mëngjesit të datës 26.09.2024, ka vjedhur në karburant, një shumë parash dhe një DVR, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i Policisë:

Komisariati i Policisë Lushnjë, pas marrjes së njoftimit se në në një karburant, një shtetas kishte vjedhur një shumë parash dhe një pajisje DVR, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e tij. Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe i punës së shpejtë hetimore, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: Xh. Xh., 33 vjeç, banues në Lushnjë. 

policia e lushnjes

Sondazh

Poll