Aktualitet

Aksident në aksin “Laç-Milot”, përplasen dy makina, plagoset një person

Mësohet se si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur njeri prej drejtueseve të mjeteve, e cila u transportua me urgjencë në spital.

27 Shtator 2024, 15:28 Nga E. D
Aksident në aksin “Laç-Milot”, përplasen dy makina,
fotot ilustruese

MILOT- Një aksident ka ndodhur pak momente më parë në aksin rrugor “Laç-Milot”, ku dy makina janë përplasur më njëra-tjetrën. Mësohet se si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur njeri prej drejtueseve të mjeteve, e cila u transportua me urgjencë në spital. Gjithashtu grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje për përcaktimin e shkakut të aksidentit. 

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 14:30, në aksin rrugor “Laç- Milot”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. P. Si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit shtetasi E. M., i cili u transportua në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje për përcaktimin e shkakut të aksidentit.  Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje për përcaktimin e shkakut të aksidentit. 

 

 

aksident ne milot

Sondazh

Poll