Politike

Berisha: Edi Rama e dinte se ora e betejës vendimtare po afronte, prandaj zgjodhi dënimin me burg të Ervin Salianjit

Gjithashtu Berisha tha se Edi Rama e dinte se opozita kishte vendosur të ngrihej në një betejë vendimtare dhe në këtë moment ai zgjodhi dënimin me burg të Ervin Salianjit, vetëm sepse provoi lidhjet e shtetit me drogën. 

27 Shtator 2024, 19:40 Nga E. D
Berisha: Edi Rama e dinte se ora e betejës vendimtare po afronte, prandaj
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e sotme u shpreh se opozita sot është më e fuqishme, dhe më e vendosur se kurrë për t’i dhënë përgjigjen që meriton Kryeministri Edi Rama.

Gjithashtu Berisha tha se Edi Rama e dinte se opozita kishte vendosur të ngrihej në një betejë vendimtare dhe në këtë moment ai zgjodhi dënimin me burg të Ervin Salianjit, vetëm sepse provoi lidhjet e shtetit me drogën. 

"Opozita sot është në këmbë. Opozita sot është më e fuqishme, më e vendosur se kurrë për t’i dhënë përgjigjen që meriton Edi Rama. Miqtë e mi, Edi Rama e dinte se ora e betejës vendimtare po afronte. E dinte se opozita kishte vendosur të ngrihej në një betejë vendimtare, në një betejë pa kthim, në një betejë të pandalshme për krijimin e qeverisë teknike, për zgjedhje të lira, rotacionin e pushtetit, fitoren e opozitës.

Pikërisht në këtë moment ai zgjodhi dënimin me burg të Ervin Salianjit, sepse provoi lidhjet e shtetit me drogën, lidhjet e Edi Ramës dhe të Fatmir Xhafës, Olsi Ramës me Gerondin që drejtonte traafiqet dhe lojërat e fatit nga Vlora, dhe që mbanin për Olsin dhe Gerondin vëllezërit kriminelë në pushtet 8 muaj pa votuar ligjin për lojërat e fatit. Sepse, jo interesat e qytetarëve, por interesat kriminale të vëllezërve të tyre sundonin mbi parlamentin, mbi ligjin," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll