Politike

“Kjo është dita ime e fundit në liri”, Salianji: Të gjithë kanë shprehur solidaritet, pavarësisht qëndrimeve që kemi pasur

Ai u pyet nëse pas vendimit të djeshëm ka patur kontakt me ish-kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, Salianji u përgjigj duke thënë se pavarësisht qëndimeve që kanë patur, është shprehur solidaritet.

27 Shtator 2024, 13:28 Nga M.B
“Kjo është dita ime e fundit në liri”,
Ervin Salianji

TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë për shtyp teksa pritet ekzekutimi i vendimit të caktuar ditën e djeshme për të nga gjykata e Apelit. Salianji tha kjo është dita e tij e fundit në liri. Ai u pyet nëse pas vendimit të djeshëm ka patur kontakt me ish-kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, Salianji u përgjigj duke thënë se pavarësisht qëndimeve që kanë patur, është shprehur solidaritet.

"Pavarësisht se është dita e fundit e imja në liri kam mbledhur të gjitha provat për ti depozituar në SPAK. Ky është dënimi i parë në 34 vite, i një politikani për agjitacion dhe propagandë. Është një betejë e bërë në fjalë, pra nuk ka kallëzim. Kam pasur komunikim me të gjithë politikanë kryesor të  opozitës.

Të gjithë kanë shprehur solidaritet, pavarësisht qëndrimeve që kemi pasur. Edhe deputetë që nuk janë zyrtarisht në PD kanë mbajtur qëndrim. Nuk kam parë njeri përveç këtej që nuk do komentonte vendimet e gjykatave, por kur i intereson i komenton”, tha Salianji.

ervin salianji

Sondazh

Poll