Politike

Pritet të arrestohet, Salianji në konferencë për mediat: Jam dënuar me urdhër të Xhafës e porosi të Ramës

Në një konferencë për mediat, para arrestimit të tij, Salianji ka theksuar se kryeministri Edi Rama e ka paralajmëruar arrestimin e tij në seancë plenare. 

27 Shtator 2024, 13:09 Nga I.A
Pritet të arrestohet, Salianji në konferencë për mediat: Jam
Ervin Salianji

TIRANË-  Deputeti demokrat Ervin Salianji ka deklaruar se është dënuar politikisht me urdhër të Fatmir Xhafës. Në një konferencë për mediat, para arrestimit të tij, Salianji ka theksuar se kryeministri Edi Rama e ka paralajmëruar arrestimin e tij në seancë plenare. Po ashtu ai ka theksuar se nuk shkon në burg si kallëzues i rremë por si politikan që ka denoncuar aferat e qeverisë Rama.

"Sot unë jam i dënuar politik me urdhër të Fatmir Xhafës dhe porosi të Ramës. Rama a e paralajmëroi vendimin në seancë. Pse Rama u detyrua të komentonte një vendim gjyqësor? Në çdo deklarim të mëparshëm ka thënë nuk komentoj vendim, çfarë e detyroi të shkelte standardin? Që ishte i tërbuar nga një vendim gjyqësore? Kënaqësinë e mori, ndalimin për kandidimin për deputet e arriti, çfarë e shqetësoi nga ky vendim. Pas këtij publikimi si Agron Xhafaj, trafikanti ndërkombëtar, si vëllai i tij në atë kohë ministër, dhe Rama nuk patën asnjë reagim për 5 vite më radhë, u fshehën. Reagimi publik ka qenë si radhë herë në unison kundër kësaj stisje në emrin tim. Unë kam një kontribut të gjatë në PD, kam denoncuar afera korruptive që kanë tërbuar Ramën dhe ministrat e tij, nuk shkoj në burg si kallëzues i rremë, por si një politikan i ri i opozitës që ka dëshmuar me prova përfshirjen e ministrit dhe familjes së tij në narkotrafik”, tha ai.

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi ditën e djeshme, 26 shtator 2024 vendimin për dënimin me 1 vit burg për deputetin demokrat Ervin Salianji. Salianji është dënuar së bashku me Albert Veliun, që pritet të vuaj dënimin me 10 muaj burg si dhe gazetarin Jetmir Olldashi me 100 orë punë komunitare. Apeli në vendimin e sotëm, ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë.

Shkalla e parë vendosi që Salianji të dënohet për kallëzim të rrëmë, në lidhje me një denoncim që ka bërë për vëllanë e ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa. Në audio-përgjimin që publikoi Salianji, thuhej se Agron Xhafa ishte pjesë e një rrjeti kriminal të trafikut të lëndëve narkotike.

ervin salianji

Sondazh

Poll