Aktualitet

Merrte tendera për trajtimin e mbetjeve spitalore me dokumente false, Gjykata liron me garanci pasurore Elvis Mirin: Nuk ka rrezik për largim jashtë vendit!

Elvis Miri dyshohet se prej vitit 2016 merrte tendera për trajtimin e mbetjeve spitalore me dokumente false dhe pa pajisje.

27 Shtator 2024, 13:33 Nga N.F
Merrte tendera për trajtimin e mbetjeve spitalore me dokumente false,
Foto ilustruese

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin ditën e sotme të lirojë Elvis Mirin, duke vendosur ndryshimin e masës së sigurimit. Më tej bëhet me dije se Miri është liruar me garanci pasurore. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se sipas Gjykatës, ai nuk ka rrezik për largim nga vendi, nuk ka rrezikshmëri vepre dhe nuk ekzistojnë dyshimet që mund të impaktojë hetimin.

Elvis Miri dyshohet se prej vitit 2016 merrte tendera për trajtimin e mbetjeve spitalore me dokumente false dhe pa pajisje. Sipas Prokurorisë, ai merrte tendera për trajtimin e mbetjeve spitalore për t’i kthyer nga të dëmshme, në të padëmshme. Për këtë procedurë nevojitej pajisja Econos Tsc 150 dhe një incenerator për trajtimin e mbetjeve spitalore. Por edhe pse nuk i kishte këto pajisje Ervis Miri për 8 vite ka marrë 200 tendera.


Më parë, njoftimi i prokurorisë thoshte se Miri ka marrë pjesë në mbi 200 procedura tenderi për asgjësim mbetjesh spitalore, prej vitit 2016 e në vijim, duke dorëzuar dokumentacion të rremë. Sipas prokurorisë, personi në hetim, pretendonte se kishte kapacitete për grumbullimin dhe trajtimin e mbetjeve spitalore duke i kthyer ato nga të dëmshme në të padëmshme por nga hetimi rezultoi se i mungonin pajisjet për ta realizuar një gjë të tillë.

elvis miri tederi per mbetjet spitalore

Sondazh

Poll