Aktualitet

Grabisnin dhe dhunonin këmbësorët, Gjykata e Apelit në Selanik dënon me 115 vite burg dhe 82 mijë euro 3 vëllezër shqiptarë

Në akt-akuzën greke thuhet se shqiptarët ndalonin këmbësorët në rrugë dhe u grabisnin paratë, varëse, telefona dhe sende të tjera me vlerë. Për të realizuar grabitjen, ata ushtronin edhe dhunë ndaj këmbësorëve.

27 Shtator 2024, 11:59 Nga N.F
Grabisnin dhe dhunonin këmbësorët, Gjykata e Apelit në
Foto ilustruese

GREQI-  Gjykata e Apelit në Selanik ka dënuar tre vëllezër shqiptarë për grabitjen e disa këmbësorëve. Ata janë dënuar me 47.5 vite burg, 39 vite dhe 28.5 vite burgim. Krahas dënimeve të rënda, ndaj tyre janë aplikuar edhe gjoba, më e larta 82 mijë euro.

Në akt-akuzën greke thuhet se shqiptarët ndalonin këmbësorët në rrugë dhe u grabisnin paratë, varëse, telefona dhe sende të tjera me vlerë. Për të realizuar grabitjen, ata ushtronin edhe dhunë ndaj këmbësorëve.

Hetuesit kanë dokumentuar më shumë se 10 grabitje dhe vjedhje nga ana e vëllezërve shqiptarë. Dy prej tyre e pranuan fajësinë, kurse vëllai i tretë nuk u paraqit në gjykatë dhe u përfaqësua nga avokati. Të tre tashmë do të vuajnë pjesën e mbetur të dënimit pasi kanë qenë në paraburgim./Protothema

greqi shqiptare denim vjedhje

Sondazh

Poll