Politike

Masa ndaj Berishës, Argita Malltezi: Sot regjistrova një kallëzim penal ndaj Millonait, Krajës dhe Olldashit

Malltezi tha se sot kishte regjistruar një regjistrim penal ndaj prokurorëve Millonai dhe Kraja e gjyqtares Olldashi për kryerjen e veprimeve arbitrare dhe mosmarrjen e masave për ndërprerjen e gjendjes së paligjshme.

26 Shtator 2024, 22:14 Nga N.F
Masa ndaj Berishës, Argita Malltezi: Sot regjistrova një kallëzim
Argita Malltezi

TIRANË- Argita Malltezi ka folur për akuzën e SPAK ndaj të atit, Sali Berisha dhe bashkëshortit Jamarbër Malltezi, për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”. Malltezi e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, mbrojti vendimin e ish-kryeministrit për të mos shkuar në gjykatë, çka solli më pas izolimin e tij në shtëpi në masën arrest shtëpie.

Malltezi tha se sot kishte regjistruar një regjistrim penal ndaj prokurorëve Millonai dhe Kraja e gjyqtares Olldashi për kryerjen e veprimeve arbitrare dhe mosmarrjen e masave për ndërprerjen e gjendjes së paligjshme.

“Kam provuar se sa të drejtë ka patur babai për vendimin që ka marrë. Sot kam regjistruar një kallëzim penal ndaj Millonait, Krajës dhe Olldashit, për kryerjen e veprimeve arbitrare dhe mosmarrja e masave për ndërprerjen e gjendjes së paligjshme” tha Malltezi.

argita malltezi berisha

Sondazh

Poll