Aktualitet

“Është shoqëruar me vrasësin e Komisarit”, Vettingu konfirmon në detyrë Tonin Vocajn: Është i pastër

18 Dhjetor 2019, 08:40 Nga DOSJA
“Është shoqëruar me vrasësin e Komisarit”,

TIRANË- Komisioni i Posaçëm i Vlerësimit ka konfirmuar në detyrë, Drejtorin e Policisë Kriminale, Tonin Vocaj. Sot para komisionit që bën Vettingun për policët, Vocaj ka marrë konfirmimin për të vijuar të qëndrojë në detyrë, pasi nuk rezultonte të kishte probleme.

Vocaj iu nënshtrua Vettingut në të tri shtyllat, që janë pasuria, aftësitë profesionale dhe pastërtia e figurës. Në seancën dëgjimore Vocaj u përball dhe me akuzën se ai shoqërohej me të dënuarin me burgim të përjetshëm për vrasjen e Komisar, Dritan Lamajt, Arben Frrokun.

Por Vocaj para KPV-së shpjegoi se nuk ka pasur dijeni se mes Frrokut dhe Lamajt ka pasur ndonjë konflikt, e se për vrasjen e ish-komisarit, dhe shtoi se është marrë personalisht me dokumentimin dhe arrestimin e autorit të vrasjes.

Gjithashtu për drejtorin e Policisë Kriminale ka pasur dhe denoncime për një sipërfaqe toke në Lezhë, si edhe dy kallëzime ndaj tij në kohën kur ka drejtuar policinë e Tiranës dhe Durrësit. Por dhe këto kallëzime KJV nuk i ka marrë parasysh dhe e ka konfirmuar në detyrë.

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit është marrë dhe me pjesën e pasurisë së efektivit dhe u shper  zyrtari i lartë i Policisë ka patur 4 makina bashkë me të shoqen, të cilat kanë patur burim të ligjshëm blerjeje.

Vettingu në polici nisi më 5 nëntor me Oltion Shehun, shefin e Ankesave në SHCBA, i cili u shkarkua, pasi nuk arriti dot të justifikonte 1.4 milionë lekë. Adriatik Ago, zv.drejtor i SHCBA u konfirmua në detyrë, ndërsa Ernest Dimashi, drejtor i Teknologjisë së Informacionit në Polici dha dorëheqjen para nisjes së procesit. Nga lista e publikuar ka edhe 43 emra, ndërkohë që ende s’ka kaluar rrjetën e Vettingut edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu. Në dallm nga Vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve, Vendimet e KJV-së mund të ankimohen vetëm në gjykatën Administrative, pasi nuk ka një Komision Apelimi.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet komisioni i jashtëm i vlerësimit konfirmohet ne detyre tonin vocaj tonin vocaj vettingu ne polici komisioni i jashtëm i vlerësimit konfirmohet ne detyre tonin vocaj tonin vocaj vettingu ne polici

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Dhjetor 2019, 12:40

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka dëgjuar sot tre kanditatët për kreun e gjykatës së posaçme, SPAK. Intervistat kanë nisur që në orën 09:30,...