Politike

Mbledhja e Kryesisë së PD-së, Noka propozon protesta në çdo qark: Të bllokojmë porte, aeroporte si edhe institucione të arsimit të lartë!

Sipas asaj që raportohet, Noka ka propozuar në mbledhjen me dyer të mbyllura që të zhvillohen protesta në çdo qark.

26 Shtator 2024, 21:34 Nga N.F
Mbledhja e Kryesisë së PD-së, Noka propozon protesta në
Noka

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka gjatë mbledhjes së sotme të Kryesisë së opoztës ka propozuar që të përshkallëzojnë aksionin e tyre në lidhje me dënimin e Ervin Salianjit.


Sipas asaj që raportohet, Noka ka propozuar në mbledhjen me dyer të mbyllura që të zhvillohen protesta në çdo qark. Po ashtu Noka ka shprehur mendimin për bllokimin e akseve rrugore, porteve dhe aeroporteve, si edhe institucioneve të arsimit të lartë.

noka ervin salianji pd

Sondazh

Poll