26 Shtator 2024, 20:54
Nga N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marr pjesë përmes një lidhje online në mbledhjen e Kryesisë së PD-së. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se Ervin Salianji bëri denoncimin publik, nuk dërgoi asgjë në prokurori.
Berisha më tej shtoi se Salianji denoncoi Ramën dhe Xhafën se ishin bërë mburojë e trafikantit kryesor të Vlorës dhe për këtë ai, opozitar, dënohet në një proces që ndoshta edhe në diktaturat më të zeza, më të egra, shumë vështirë të ndodhte.
Kreu i PD-s theksoi se ky është një akt lufte që na shpallet. Sipas tij është koha, të nderuar anëtarë të kryesisë, por edhe të gjithë demokratët, të bëjmë një bilanc të shkurtër.
Fjala e Berishës;
Por, të dashur anëtarë të kryesisë, të dashur demokratë, unë do u sjell një rast tjetër.
Durim Bami, i cili mori përsipër të kallëzoje se Ilir Meta kishte porositur tek ai vrasjen e një eksponenti të lartë politik. Fund e krye mashtrim. U gjykua për kallëzim të rremë dhe shkoi në shtëpi të vet.
Ervin Salianji bëri denoncimin publik, nuk dërgoi asgjë në prokurori. Por denoncoi Ramën dhe Xhafën se ishin bërë mburojë e trafikantit kryesor të Vlorës dhe për këtë ai, opozitar, dënohet në një proces që ndoshta edhe në diktaturat më të zeza, më të egra, shumë vështirë të ndodhte. Por, theksoj një moment këtu, diktatura komuniste kishte ligje që po të sulmoje kryeministrin verbalisht apo ministrin, dënoheshe. Ligjet e vendit nuk kanë një gjë të tillë, por efekti është i njëjtë, edhe më keq se padinë e bën krimineli, e bën trafikanti.
Pra, miqtë e mi, ky është një akt lufte që na shpallet. Është koha, të nderuar anëtarë të kryesisë, por edhe të gjithë demokratët, të bëjmë një bilanc të shkurtër. Ne kemi tre vite që bëjmë një përpjekje që vendi të ketë një opozitë të vërtetë. Ne veprojmë me të gjithë- pavarësisht nga e gjithë dhuna, bëjmë gjithçka që të kemi një opozitë brenda të gjitha rregullave, ligjeve të rendit.
Vendimet tona shumëzohen me zero, pavarësisht se ato në parlament mund të jenë 100 përqind kushtetuese. Jo vetëm një shpërfillje e plotë e atyre të drejtave kushtetuese që kemi, por Edi Rama, për mandatin e katërt, u rikthye në origjinën e tij plotësisht.
berisha mbledhja e kryesise se pd-se
Politike
26 Shtator 2024, 20:43
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Kryesisë s&eum...
Politike
26 Shtator 2024, 20:00
N.F
Foto ilustruese
SHQIPËRI- Ambasadorët e vendeve të BE-së dhanë dritë jeshile që më 15 tetor të fillojnë n...
Politike
26 Shtator 2024, 20:00
M.B
Ervin Salianji
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili u dënuar me një vit burg me vendimin e lënë n&e...
Politike
26 Shtator 2024, 19:46
N.F
Bylykbashi
TIRANË- Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi ka reaguar në lidhje me vendimin e marrë nga Apeli për dënimin me burg ...
Politike
26 Shtator 2024, 19:32
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalin e tij para mbështetësve të mbledh...
Politike
26 Shtator 2024, 19:35
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pasi Apeli vendosi të lërë në fuqi dënimin ...
Politike
26 Shtator 2024, 19:27
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të të Gjykatës së Apelit për...
Politike
26 Shtator 2024, 19:20
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Në Tiranë, Kuvendi zhvilloi sot një tryezë me institucionet e pavarura për të forcuar bashkëpuni...
Politike
26 Shtator 2024, 18:52
N.F
Shkëlzen Berisha
TIRANË- Djali i kreut të Partisë Demokratike, Shkëlzen Berisha ka publikuar një reagim të shkurtër...
Politike
26 Shtator 2024, 18:56
M.B
Gazment Bardhi dhe Edi Rama
TIRANA- Vijojnë replikat mes Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokra...