Politike

"Përballje dhëmb për dhëmb si objektivi më madhor absolut!" Berisha: Qëndrimi ynë do jetë përqafimi i modelit të rezistencës në rrugë, në shesh

Ai shtoi se qëndrimi i tyre do jetë: një opozitë me të madh dhe të vogël, me të gjithë ata që guxojnë, në protestë, në protestë, në protestë.

26 Shtator 2024, 21:18 Nga M.B
"Përballje dhëmb për dhëmb si objektivi më madhor
Foto nga takimi

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së se të denoncosh krimin e lidhur me kryeministrin Edi Rama, sipas tij, do të thotë të të ndërsejnë të gjitha institucionet e shtetit kundër teje. Berisha tha se sot më shumë se kurrë duhet të flasë guximi i opozitës. Ai shtoi se qëndrimi i tyre do jetë: një opozitë me të madh dhe të vogël, me të gjithë ata që guxojnë, në protestë, në protestë, në protestë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Sot është një thirrje, opozita e cila në vlerësimin tim, pavarësisht nga problematikat, nga dobësitë, nga të metat, nga kompleksi, por ajo përsëri është një opozitë e vërtetë. Përsëri deputetët e saj bëjnë gjithçka të jenë interpretë të interesave më të mira të qytetarëve shqiptarë. Të denoncosh krimin e lidhur me Edi Ramën, do të thotë të të ndërsejë të gjitha institucionet e shtetit kundër teje.

Do të thotë të të vendosë në arrest pa asnjë provë, asnjë fakt, asnjë dokument. Do të thotë të të dënojë me burg. Atëherë, në këtë situatë, në këtë gjendje, apo kësaj situate, opozita duhet t’i përgjigjet dhëmb për dhëmb. Të dashur anëtarë të kryesisë së PD, të dashur demokratë, të dashur qytetarë! Sot, më shumë se kurrë duhet të flasë guximi i opozitës. Secili prej nesh ka bërë dhe do bëjë detyrën e vet me denoncime në emër tuaj, në emër të qytetarëve. Por, këto janë absolutisht të pamjaftueshme.

Këto vetëm sa kanë nxitur, kanë inkurajuar dorën e zezë të terrorit të qeverisë ndaj opozitës. Atëherë, cili do jetë qëndrimi ynë? Qëndrimi ynë do jetë një opozitë me të madh dhe të vogël, me të gjithë ata që guxojnë, në protestë, në protestë, në protestë. Qëndrimi ynë do jetë përqafimi i modelit të rezistencës në rrugë, në shesh, të përballjes dhëmb për dhëmb si objektivi më madhor absolut. Me këtë regjim që nuk njeh Kushtetutë. Me këtë regjim që bën gjithçka që të mos ketë opozitë.

Me këtë regjim që trajton Shqipërinë si plaçkë personale, si çiflig. Po prapë të kthehemi edhe njëherë aty ku theksova, pa një opozitë sovrane, nuk ka sovranitet të brendshëm. Po të ishte puna për sovranitet të jashtëm, Enver Hoxha nga mëngjesi gjer në darkë sfidonte të gjithë botën. Po ishte Shqipëria një vend sovran? Ishte një vend pa sovranitet të brendshëm. Kjo betejë duhet të kuptohet jo betejë për individin, as për Salianjin, as për Berishën, as për Metën, as për Mediun. Por kjo betejë është një betejë për një opozitarizëm që i bën të qartë qeverisë se nuk mund të veprojë kurrë kështu siç po vepron.

sali berisha

Sondazh

Poll