Politike

Do të arrestohet pas vendimit të Apelit? Salianji: Do të jem vetë që do të shkoj!

Salianji tha se në dijeni të tij, policia nesër do të zbatohet vendimin e prokurorisë për ndalimin e tij, por deputeti i PD-së, u shpreh se do të shkojë vetë në polici.

26 Shtator 2024, 21:22 Nga M.B
Do të arrestohet pas vendimit të Apelit? Salianji: Do të jem
Foto nga intervista

TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka treguar se vendimi politik, sipas tij, i dhënë ndaj tij me urdhër të kryeministrit Edi Rama, do të zbatohet menjëherë. I në një interviste për ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Salianji tha se në dijeni të tij, policia nesër do të zbatohet vendimin e prokurorisë për ndalimin e tij, por deputeti i PD-së, u shpreh se do të shkojë vetë në polici.

"Po, besoj se në rrugë e sipër është. Është ndjekur një procedurë, që do të jetë urdhër ekzekutimi i menjëhershëm dhe nesër mesa duket do të zbatohet. Por do të jem vetë që do të shkoj", tha Ervin Salianji.

ervin salianji

Sondazh

Poll