26 Shtator 2024, 21:11
Nga N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marr pjes pr mes nj lidhje online në mbledhjen e Kryesisë së PD-së. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se ata janë në një situatë ku Edi Rama ka shpalosur si alternativë për të marrë mandatin e tij burgosjen, arrestimin e eksponentëve të opozitës, drejtuesve të saj.
Më tej shtoi se qëllimi është vetëm një, një qeveri teknike për zgjedhje sa më të barabarta. Sipas Berishës në vend nuk ka sovranitet të brendshëm.
Fjala e Berishës;
Çfarë ndodh sot? Sot po kundërshtove narkodiktatorin, tani nuk e fsheh, do merrem personal me ju, thotë. Ju e keni parë ultimatumet dhe paralajmërimet që i bën kryetarit të grupit parlamentar dhe nënkryetarit të PD, Gazment Bardhi. Sot u dënua Salianji, por ai me Salianjin ai mbaroi punë.
Sot iu përvesh kryetarit të grupit parlamentar, sepse guxoi të rikthejë në skenë Olsin trafikant. Dhe se ai u përpoq për të njëjtin skenar. Çfarë do të thotë kjo? U garantoj se secili që të denoncojë krimet dhe aferat e Edi Ramës, do të ketë hakmarrjen e pamëshirë të tij.
Të nderuar anëtarë të kryesisë, demokratë! Pra, ne jemi në këtë situatë. Në një situatë ku Edi Rama ka shpalosur si alternativë për të marrë mandatin e tij burgosjen, arrestimin e eksponentëve të opozitës, drejtuesve të saj. Për të mbjellë terror, për të mbjellë dhunë në një kohë që opozita po bën gjithçka për rikthimin në Shqipëri të votës së lirë. Kam dëgjuar disa herë analistë që shprehen se Sali Berisha po kërkon qeverinë teknike në mënyrë që mosrealizimi të justifikojë humbjen e zgjedhjeve. Unë u them ju të dashur demokratë, kurrë nuk është ai qëllim. Qëllimi është vetëm një, një qeveri teknike për zgjedhje sa më të barabarta. Me bindjen më të thellë dhe absolute se zgjedhjet i fiton opozita.
Ata që mendojnë dhe interpretojnë ndryshe, ata gabojnë. Ata ndoshta edhe pa dashje e mbrojnë Edi Ramën. Po pse e them këtë? E them se çdo njeri që ka kulturë minimale elektorale e konstaton se Edi Rama nuk bën zgjedhje, Edi Rama grabit zgjedhje dhe se Sali Berisha dhe PD po përpiqet me të gjitha format që të bëhen zgjedhje në Shqipëri. Por, rikthehemi te momenti. Momenti i terrorit kundër opozitës e vë opozitën para dy alternativave: ose të dalë në klandestinitet, çka ne nuk e përfillim kurrë këtë, ose të dalë ballë për ballë. Të mbrojë opozitarizmin, të mbrojë Kushtetutën, të mbrojë sovranitetin e vendit.
Një vend ku shtypet opozita, nuk ka sovranitet të brendshëm. Ku shtypet një opozitë, e cila bën të gjitha përpjekjet për funksionimin e Kushtetutës, për funksionimin e ligjeve, për funksionimin e rregullores së parlamentit. Por këto të gjitha shpërblehen me arrestime. Shpërblehen me burgosje, shpërblehen me dënime, që të gjitha antiligjore, që të gjitha antikushtetuese, që të gjitha hakmarrje primitive. Ku shkojmë atëherë?
berisha pd salianji
Politike
26 Shtator 2024, 21:03
E. D
foto ilustruese
MAQEDONIA E VERIUT- Bashkimi Evropian ka vendosur të ndajë rrugët e anëtarësimit në BE të Shqipëris...
Politike
26 Shtator 2024, 21:06
Foto nga takimi
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot në mbledhjen e Kryesisë së kësaj partie se nuk...
Politike
26 Shtator 2024, 20:54
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marr pjesë përmes një lidhje online në mbledhjen e Kryesis&e...
Politike
26 Shtator 2024, 20:43
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Kryesisë s&eum...
Politike
26 Shtator 2024, 20:00
N.F
Foto ilustruese
SHQIPËRI- Ambasadorët e vendeve të BE-së dhanë dritë jeshile që më 15 tetor të fillojnë n...
Politike
26 Shtator 2024, 20:00
M.B
Ervin Salianji
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili u dënuar me një vit burg me vendimin e lënë n&e...
Politike
26 Shtator 2024, 19:46
N.F
Bylykbashi
TIRANË- Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi ka reaguar në lidhje me vendimin e marrë nga Apeli për dënimin me burg ...
Politike
26 Shtator 2024, 19:32
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalin e tij para mbështetësve të mbledh...
Politike
26 Shtator 2024, 19:35
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pasi Apeli vendosi të lërë në fuqi dënimin ...
Politike
26 Shtator 2024, 19:27
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të të Gjykatës së Apelit për...