Insights

Përgjigja që policia dhe siguria nuk jep për Belshin

9 Mars 2019, 15:18 Nga DOSJA
Përgjigja që policia dhe siguria nuk jep për Belshin

Duke marrë shkas nga një ceremoni ku z.Sandër Lleshaj, ministër i Brendshëm shprehu gëzimin se vartësit e tij në Policinë Kufitare do të kenë mjete komode, dua të rikujtoj se:

Pas më shumë se 1 muaji nga shqetësimi publik i ngritur nga unë asgjë s’ka ndryshuar me vjedhjet në Belsh.(Lexo ketu).

“Belshi pa policë” ishte kërkesa ime z.Lleshaj.

z.Lleshaj, s’dua të më përgjigjeni mua. Aspak. Por qytetarët e Belshit janë ende nën ethet e hajdutëve me maska, skifterëve!

z.Lleshaj ata paguajnë taksa për rrogën tuaj e shumë policëve, por në realitet atje ka +- 10 policë për mbi 33 mijë banorë, ose pak a shumë 3 policë në turn për tre turne përfshirë dhe shefin e Postës.

z.Lleshaj, Belshi është bashkia e 61-të në vend. Falë Reformës Territoriale, është në kulmin e zhvillimit turistik dhe jo më bashki e nivelit të dytë apo të tretë që duhet të varet nga Cërriku!

z.Lleshaj në fjalën tuaj ambasadores Gjermane i thoni e rëndesishme është besimi, në fakt kur policia në Belsh në pamundësi mjetesh e forcash ka humbur besimin e qytetarëve!!!

Situata shkon në favor të Skifterave.

z.Ministër, ndoshta dhe do shkoni për fushatë në Belsh por sëpari rishiheni edhe njëherë këto foto ju në mjet komod të Policisë Kufitare, parkimi i Drejtorisë me makina luksoze, fuoristrada drejtorësh dhe posta e Belshit me furgon pa rrotë!!!
z.Minister, e di që s’keni policë pasi vullneti i Drejtorisë është t’i çojë e një orë e më parë.

Po kjo përgjigjie i dëshpëron më shumë njerëzit… Fundja ka reparte që vegjetojnë kudo dhe futen në punë radhe. Përdorni ata…

z.Minister, ndoshta s’ka dhe mjete. Po për çfarë i duhen drejtorave fuoristradat e policëve makinat pa rrotë?

z.Minister, sado të vonojë ndihma për atë komunite, s’do jetë e largët dita kur bandat do rikthehen si dikur, nga skiftera me maska ata bëhen me pas të fortë e më pas s’pjerdhin më as për Policinë as për median as për shoqërinë!

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog arsen rusta belshi pa police komisariati i belshit sander lleshaj arsen rusta belshi pa police komisariati i belshit sander lleshaj

Sondazh

Poll

Insights 9 Mars 2019, 14:17

Burrat, 8 marsi +364 ditë

Në ditën e djeshme, veç debatit të modës tashmë festë/protestë, shumë vëmendje morën dhe burrat, meshkujt sikurse çdo vit në këtë datë. Është...

Insights 9 Mars 2019, 12:30

Elisa për Don Kishotin, fajin e ka Saliu

Elisa Spiropali nuk ka faj. Po të analizosh kontekstin e analizës letrare që i bëri personazhit të Don Kishotit, del fare e pafajshme. Ka disa studiues shqiptar...

Insights 8 Mars 2019, 19:39

In memoriam për gratë e kampit të Tepelenës

Atë ditë shkova të takoja nënën si çdo fundjavë. Ka kohë që është në shtrat e s’mund të lëvizë më.E përshëndeta si zakonisht dhe e pyeta për ato që një i...

Insights 8 Mars 2019, 08:55

Gomat e djegura përballë hashashit

Djegia e gomave ne protesten e opozites nga banoret e unazes se re, ia paskan prish imazhin Shqiperise!!!! E per ta rregulluar kete imazh te demtuar ne arenen n...

Insights 8 Mars 2019, 06:23

Dilema e një nëne

Neser perseri do zgjohem me idete e mbremjes, per nje dite me te mire per femijet e mi, per buzeqeshje me shume , per trishtim me pak. Zgjohem me kete ide dhe d...

Insights 7 Mars 2019, 16:32

Djegja e madateve, Europa fitohet në Tiranë

TIRANË- Edhe sot ndërkombëtarët i kanë përplasur opozitës në fytyrë akuzën se po bëhet pengesë për integrimin e vendit. Me gojën e drejtorit të saj për zgj...