Insights

‘Të fala Sandrit!’/ Si e transformoi Basha sot shprehjen e Ramës (Video)

7 Mars 2019, 15:02 Nga DOSJA
‘Të fala Sandrit!’/ Si e transformoi Basha sot shprehjen e

TIRANË– Ditën e sotme krerët e partivë opozitare zhvilluan një takim me drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Zgjerim në Bashkimin Evropian, Christian Danielsson.

Pas takimit, kreu i PD-së, Lulzim Basha qëndroi për të dhënë një prononcim për mediet e mbledhura para selisë blu. Që në pyetjen e parë, Basha ka ironizuar njërën prej mediave prezente duke i kërkuar që të jetë më objektive.

Diskutimi Basha-Veliu:

Gazetari Muhamed Veliu: Gjatë takimit me Danielsson, a pati një kërkesë specifike për opozitën shqiptare?

Kreu i PD-së, Lulzim Basha: Po pati një kërkesë, që Top Channel të jetë më objektiv. Bëj shaka! Por shakaja është gjysma e të vërtetës.

Ironia që lideri i opoziës së bashkuar bëri me gazetarin e Top Channel, duke nënkuptuar se televizioni ku ai punon mbështet maxhorancën në pushtet, risjell batutën e të politikani tjetër.

Bëhet fjalë për kryeministrin Edi Rama, i cili që prej kohës që ishte në opozitë ironizonte televizionin “Klan Tv” se ishte mbështetëse e qeverisë Berisha dhe e vetë PD-së.

Në çdo konferencë apo takim kur Ramës i drejtohej një pyetje nga një gazetar i “Klanit”, kryeministri përgjigjej duke mos harruar asnjëherë që të shtonte në fund shprehjen: Të fala Sandrit.

P.S. Aleksandër Frangaj është gazetar dhe tashmë pronar i televisionit kombëtar “Klan Tv”.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione batuta e bashes me topin christian danielsson edi rama lulzim basha te fala sandrit batuta e bashes me topin christian danielsson edi rama lulzim basha te fala sandrit

Sondazh

Poll

Insights 7 Mars 2019, 11:11

Lëreni Alice-n të shijojë jetën në Shqipëri!

Alice Elizabeth Taylor nuk mund të ndalohet të jetojë në Shqipëri. Ajo është një blogere që punon për shtypin rus nga Shqipëria, e punësuar po ashtu në një port...

Insights 7 Mars 2019, 10:29

Iku Fusha që e bëri fushë prokurorinë

#Na paska dhënë dorëheqjen Petrit Fusha, ish-shefi i Prokurorisë së akuzës në Tiranë ose thënë ndryshe ish-besniku i Adriatik Llallës! Iku duke dhënë dorëheqje,...

Insights 7 Mars 2019, 08:17

Një urim për ty

Një urim për ty!Teksa kalendari shënon datën 7 mars 2019 , nostalgjia e kujtimet të kaplojnë dhe në këto çaste ato që të ndihmojnë më shumë janë fotograf...

Insights 5 Mars 2019, 21:07

Për legjitimitetin e Parlamentit aktual

TIRANË- Zhvillimet e të martës së kësaj jave, brenda në Parlament dhe rrotull tij, shtruan edhe njëherë pyetjen rreth legjitimitetit të pushtetit legjislat...