Insights

Elisa për Don Kishotin, fajin e ka Saliu

9 Mars 2019, 12:30 Nga DOSJA
Elisa për Don Kishotin, fajin e ka Saliu

Elisa Spiropali nuk ka faj. Po të analizosh kontekstin e analizës letrare që i bëri personazhit të Don Kishotit, del fare e pafajshme.
Ka disa studiues shqiptarë që i janë referuar kohës kur Servantesi ka qenë rob në Kalanë e Ulqinit dhe e ka krijuar aty personazhin e Dylqinjës, që sipas tyre është shqiptarja që e ndihmoi të arratisej.

Emri i saj mund të ketë qenë Zoriada, por Servantesi e ka shndërruar në një spanjolle të quajtur Dylqinja e Tobozes, duke iu referuar këshu Ulqinit shqiptar, që dikur thirrej Dulqin. Parë kështu mund të thuhet, se Don Kishoti është personazh që ka lindur në trojet shqiptare.
Megjithatë nuk duket se buron nga këto pretendime arsyeja e vërtetë që Elisa e ka atdhesuar personazhin e famshëm të letërsisë spanjolle. Ndikimet janë aty m’u në mes të Parlamentit. Fajtori është Doktori, ose e përkthyer në gjuhën rilindase, fajin e ka Saliu, ai, që prej 2013, flet për Don-ët e PS.

Pasi ka dëgjuar për 6 vjet Don Edvini, Don Agaçi, Spiropali ka gjithë të drejtën të besojë se Don Kishoti, është një prej tyre, i futur tashmë si Skënderbeu i Rilindjes në Letërsinë shqipe. Jo më kot Elisa e quan personazh modern, sipas akuzave të Saliut, edhe ky Don, si të tjerët, duhet të jetë bërë personazh pas vitit 2013.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog don kishoti elisa spiropali sali berisha don kishoti elisa spiropali sali berisha

Sondazh

Poll

Insights 8 Mars 2019, 19:39

In memoriam për gratë e kampit të Tepelenës

Atë ditë shkova të takoja nënën si çdo fundjavë. Ka kohë që është në shtrat e s’mund të lëvizë më.E përshëndeta si zakonisht dhe e pyeta për ato që një i...

Insights 8 Mars 2019, 08:55

Gomat e djegura përballë hashashit

Djegia e gomave ne protesten e opozites nga banoret e unazes se re, ia paskan prish imazhin Shqiperise!!!! E per ta rregulluar kete imazh te demtuar ne arenen n...

Insights 8 Mars 2019, 06:23

Dilema e një nëne

Neser perseri do zgjohem me idete e mbremjes, per nje dite me te mire per femijet e mi, per buzeqeshje me shume , per trishtim me pak. Zgjohem me kete ide dhe d...

Insights 7 Mars 2019, 16:32

Djegja e madateve, Europa fitohet në Tiranë

TIRANË- Edhe sot ndërkombëtarët i kanë përplasur opozitës në fytyrë akuzën se po bëhet pengesë për integrimin e vendit. Me gojën e drejtorit të saj për zgj...

Insights 7 Mars 2019, 11:11

Lëreni Alice-n të shijojë jetën në Shqipëri!

Alice Elizabeth Taylor nuk mund të ndalohet të jetojë në Shqipëri. Ajo është një blogere që punon për shtypin rus nga Shqipëria, e punësuar po ashtu në një port...

Insights 7 Mars 2019, 10:29

Iku Fusha që e bëri fushë prokurorinë

#Na paska dhënë dorëheqjen Petrit Fusha, ish-shefi i Prokurorisë së akuzës në Tiranë ose thënë ndryshe ish-besniku i Adriatik Llallës! Iku duke dhënë dorëheqje,...

Insights 7 Mars 2019, 08:17

Një urim për ty

Një urim për ty!Teksa kalendari shënon datën 7 mars 2019 , nostalgjia e kujtimet të kaplojnë dhe në këto çaste ato që të ndihmojnë më shumë janë fotograf...