Sport

VIDEO/ Eduardo Camavinga, ylli i Real Madrid që investon në sallonet e flokëve…

Asi i ri francez po rikuperohet nga lëndimi dhe po sigurohet që t'i investojë paratë e tij me zgjuarsi

26 Shtator 2024, 17:58 Nga DOSJA

VIDEO/ Eduardo Camavinga, ylli i Real Madrid që investon në sallonet e

SPANJE - Në historinë e sportit nuk janë të paktë shembujt e sportistëve që kanë humbur pasurinë, duke bërë investime të këqija, qoftë sepse nuk kanë vlerësuar saktë të dhënat e tregut, qoftë sepse kanë besuar te njerëzit e gabuar.

Por në rastin e Eduardo Camavinga, mesfushorit mbrojtës të Real Madridit, faktet janë të ndryshme me asin ndërkombëtar francez, që mbështet vëllain e tij parukier, i cili filloi një zinxhir sallonesh flokësh, duke mos harruar sakrificat që kishte bërë (ai dhe e gjithë familja) për të qenë në gjendje të bëjë një karrierë në futboll që në moshë shumë të re.

Të mos harrojmë që në moshën 21-vjeçare Eduardo Camavinga tashmë ka arritur të fitojë La Ligën dhe Champions League me Realin dhe të garojë në finalen e Botërorit 2022 në Katar.

Për shumë, ky ishte zhvillimi normal i një talenti të tmerrshëm, por për të dhe njerëzit e tij, gjithçka që ai ka jetuar vitet e fundit duket si një përrallë, e cila, sado paradoksale që tingëllon, vazhdon, por tashmë ka një fund të lumtur.

I lindur në një kamp refugjatësh në Angola nga prindër kongolezë, ai u transferua në Francë në moshën 3-vjeçare, fillimisht në Lille dhe më pas në qytetin e Fouzer, i cili ishte shumë afër Rennes.

Aty filloi të luante futboll dhe pasi kapërceu tronditjen e humbjes së shtëpisë së tyre (të shkatërruar plotësisht pas një zjarri) në vitin 2013 nënshkroi për Rennes dhe pasi në moshën 16 vjeçare (6/4/2019) debutoi në ekipin e parë, në vitin 2021 në ditën e fundit të transferimeve ai u gjend te Real Madrid.

“Eduardo, ti je shpresa e familjes...”,- i kishte thënë babai i Celestinos në vitin 2011, kur pa shtëpinë e tyre të djegur dhe djali i vogël ia kishte dalë, por nuk e harroi asnjëherë ndihmën që i ofruan familja dhe u kujdes për të.

Dhe investimi i tij i parë nga paratë që ka bërë nga futbolli, ka të bëjë me... flokët. Jo si ato të Cristiano Ronaldos (aksioneri kryesor në një zinxhir klinikash për mbjelljen e flokëve), por në një zinxhir të ngjashëm parukerish, ku protagonisti kryesor është vëllai i tij i madh Sebastiao (në total familja ka 6 fëmijë dhe asi i Realit është i treti).

Kështu dy vëllezërit morën vendimin për të hapur dhjetorin e kaluar një parukeri luksoze në qendër të Madridit, të cilën e quajtën “thecamavingahouse”.

Në 20 muaj, që nga hapja e saj ka kaluar thuajse e gjithë skuadra e Realit dhe jo vetëm...

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CAMAVINGA CUTS ✂️ (@thecamavingahouse)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CAMAVINGA CUTS ✂️ (@thecamavingahouse)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CAMAVINGA CUTS ✂️ (@thecamavingahouse)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CAMAVINGA CUTS ✂️ (@thecamavingahouse)

Dhe pasi projekti i Madridit pati sukses të plotë, dy vëllezërit hapën sallonin e dytë në Rennes të mërkurën (25/9).

Me asin e Real Madridit të pranishëm, të veshur me fanelën e tij të dashur të Rennes dhe duke postuar mesazhin e mëposhtëm në rrjetet sociale: “Krenar për sallonin e dytë @thecamavingahouse_rennes. Krenar për vëllain tim të madh dhe projektin e tij. Dhe ky është vetëm fillimi”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll