Sport

Paul Parker kritikon anësorin Sancho: “Pas 20 vitesh, të shpresojmë që t’i thotë vetes se kam marrë vendime të gabuara”...

Ish-mbrojtësi i “Djallit të Kuq” nuk e mban gjuhën ndaj anësorit anglez

26 Shtator 2024, 16:09 Nga DOSJA

Paul Parker kritikon anësorin Sancho: “Pas 20 vitesh, të

ANGLI - Jadon Sancho u largua nga Manchester United për te Chelsea, një lëvizje për të cilën sigurisht do të flitet për shumë vite në vijim.

Lojtari i talentuar anglez pati probleme serioze me trajnerin Erik ten Hag dhe vazhdoi udhëtimin e tij në Stamford Bridge, por për Paul Parker, ai mund të mbetet i lidhur me Old Trafford përgjithmonë.

Ish-mbrojtësi i Manchester United është një vëzhgues i mprehtë i përditshmërisë së “Djajve të Kuq” dhe nuk ka dyshime për këtë temë: "Çfarë do të ndodhë në karrierën e tij? Njerëzit gjithmonë do të flasin negativisht për të dhe për kohën e tij te Manchester United."

"Kur luani futboll egoja juaj masazhohet vazhdimisht dhe lajkatohet. Ai nuk e ka më këtë, sepse e ka vënë veten në një pozicion, ku do të mbahet mend përgjithmonë si fëmija që u trajtua keq në Manchester United",- shpjegoi ai më pas.

"Çfarëdo që të bëjë, pas 20 vitesh të gjithë do ta pyesin se çfarë ka ndodhur me të te United. Ai do të vazhdojë të flasë për këtë. Le të shpresojmë që të shikohet në pasqyrë dhe t'i thotë vetes se ka marrë vendime të këqija," tha Parker.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll