Sport

FIFA "tërhiqet" dhe... u rikthen titujt klubeve fitues të Kupës Interkontinentale

Organizata e futbollit botëror korrigjoi informacionin në faqen e saj zyrtare

26 Shtator 2024, 15:48 Nga DOSJA

FIFA "tërhiqet" dhe... u rikthen titujt klubeve fitues të

ZVICER - Çfarë rrëmuje e madhe! Pasi më 20 shtator, para fillimit të Kupës Ndërkontinentale FIFA, pasi kishte publikuar një listë të kampionëve të botës për klube, organizata që qeveris futbollin botëror, korrigjoi informacionin në faqen zyrtare.

Në diskutim ishte teksti dhe lista e publikuar nga FIFA, në të cilën konsiderohej se nga viti 2001 deri në 2004, gara (në atë kohë të quajtur Kupa Ndërkontinentale) nuk ishte zhvilluar.

Gjëja më e çuditshme nga të gjitha ishte fakti se kjo listë u shfaq shtatë vjet pasi, në vitin 2017, në një këshill të organizatës, që u zhvillua në Kalkuta të Indisë, vetë FIFA njohu të gjithë fituesit e këtij kompeticioni si kampionë bote, përfshirë vitin 1960 dhe 2004.

Një fakt që, edhe më çuditërisht, përmendet në artikullin ku FIFA ndan listën e 're' të kampionëve të botës për klube. Mirëpo, në paragrafin tjetër, ai kundërshton vetveten dhe thotë se në fund të fundit, mes viteve 2001 dhe 2004 “konkursi nuk ka qenë aktiv”. Dhe ajo pjesë, pas korrigjimit, është ende aty...

Krahas FC Portos, titulli i fituesve të Kupës së Botës midis Klubeve, iu ‘rikthehet’ edhe Bayern Munich (2001), Real Madrid (2002) dhe Boca Juniorët (2000 dhe 2003).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll