Sport

Abissnet Superiore/ Me Egnatia-Partizani nis java e 7-të… Ja kalendari i ndeshjeve

Do të luhet të premten në stadiumin “Egnatia Arena” në orën 16:00.

26 Shtator 2024, 17:13 Nga DOSJA

Abissnet Superiore/ Me Egnatia-Partizani nis java e 7-të… Ja

TIRANE - Të premten, më 27 shtator, do të nisë java e 7-të e kampionatit Abissnet Superiore, javë e cila luhet në tri ditë. Egnatia - Partizani është takimi i parë i kësaj jave, që do të luhet në stadiumin “Egnatia Arena” në orën 16:00.

Të shtunën, do të zhvillohen dy ndeshjet e tjera të javës së 7-të. Laçi - Teuta është dueli i parë, që do të luhet në stadiumin e Laçit në orën 16:00. Në mbrëmje, në orën 19:00, në stadiumin “Elbasan Arena”, Dinamo City do të përballet me Vllazninë.

Java e 7-të e kampionatit Abissnet Superiore do të mbyllet të dielën me dy ndeshjet e fundit. Bylis - AF Elbasani do të luhet në stadiumin “Adush Muça” në orën 16:00, ndërsa Tirana do të presë në stadiumin “Air Albania” Skënderbeun, në orën 19:00.

Abissnet Superiore/ Me Egnatia-Partizani nis java e 7-të… Ja

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll