Sport

BEFASUSE/ Sergio Rico do rinisë karrierën e tij: do të jetë shok skuadre me Joselu...

Pas aksidentit shumë të rëndë që pësoi në maj 2023, ish-portieri i PSG-së dhe Sevilla-s nis një fazë të re.

26 Shtator 2024, 14:39 Nga DOSJA

BEFASUSE/ Sergio Rico do rinisë karrierën e tij: do të jetë

SPANJE - Derisa të bëhet njoftimi, Sergio Rico tashmë ka një ekip të ri: ai do të bashkohet me Al Gharafa në Katar, ku mbërrin me një letër lirie pas largimit nga PSG. Portieri 31-vjeçar nga Sevilja do të vazhdojë karrierën e tij, pasi pësoi një aksident të rëndë në maj të vitit 2023, që mund t'i kushtonte jetën.

Sergio Rico do të jetë kështu shok skuadre te Al Gharafa me Joselu, i cili fitoi Euro 2024 me kombëtaren spanjole, dy javë pas nënshkrimit me Real Madridin deri në vitin 2026 për klubin në fjalë nga Katari. Al Gharafa aktualisht është i pesti në Ligën e Yjeve të Katarit.

Sergio Rico, i cili nënshkroi për PSG në 2019 nga Sevilja (dhe ishte i huazuar në 2022 nga klubi parizian te Mallorca), mori një leje mjekësore pesë muaj më parë për t'u rikthyer në stërvitje, pas aksidentit që pësoi në maj të 2023, i rrëzuar nga një kalë gjatë festimeve të Rocios. 

Sergio Rico ishte në koma për 19 ditë në njësinë e Kujdesit Intensiv të spitalit Virgen del Rocío në Sevilje, ku fitoi 3 Europa League me atë ekip. Në vitin 2018 ai u huazua te Fulham. Më 24 shtator, portieri dhe partnerja e tij, influencuesja Alba Silva, u bënë prindër për herë të parë: vajza e tyre e parë quhet Carla.

BEFASUSE/ Sergio Rico do rinisë karrierën e tij: do të jetë

Sa i përket ish-lojtarit të Espanyolit, Joselu, Real Madrid ushtroi opsionin e blerjes që kishte për 1.5 milionë euro për lojtarin dhe pasi e pagoi atë te klubi bardheblu, një ditë më vonë u zyrtarizua largimi i sulmuesit për në Katar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll