Sport

Sulmuesi ish-milanist Giroud fiton trofeun e parë në SHBA me Los Angeles FC...

Ish-sulmuesi i Milanit, i cili mbush 38 vjeç më 30 shtator, shënoi golin e tij të dytë në paraqitjen e dhjetë me skuadrën e tij të re amerikane

26 Shtator 2024, 13:45 Nga DOSJA

Sulmuesi ish-milanist Giroud fiton trofeun e parë në SHBA me Los

SHBA - Olivier Giroud-it iu deshën vetëm disa muaj për të fituar trofeun e tij të parë me Los Angeles FC në Shtetet e Bashkuara.

Ish-sulmuesi i Milanit, i cili mbush 38 vjeç më 30 shtator, shënoi golin e tij të dytë në paraqitjen e dhjetë me skuadrën e tij të re, duke zhbllokuar ndeshjen në minutën e 53-të të finales së Kupës US Open, Kupa Kombëtare e SHBA-së, e cila u fitua 3-1 në shtesë ndaj Sporting Kansas City.

Sulmuesi ish-milanist Giroud fiton trofeun e parë në SHBA me Los

Olivier Giroud kishte shënuar golin e tij të parë amerikan në një tjetër finale: Kupën e Ligës, që Los Angeles FC e humbi 3-1 në fushën e Columbus Crew, 26 gushtin e kaluar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll