Politike

Ambasadori britanik në Tiranë: Të fuqizohen institucionet e pavarura, llogaridhënia dhe transparenca janë prioritet absolut

Abott u shpreh se Shqipëria duhet të përmbushë reformat që kërkohen, me qëllim integrimin në Bashkimin Europian.

26 Shtator 2024, 11:52 Nga r.ll
Ambasadori britanik në Tiranë: Të fuqizohen institucionet e
nick abott

TIRANË- Ambasadori britanik në Tiranë, Nick Abbott është i pranishëm në tryezën e zhvilluar në kryesinë e Kuvendit për drejtësinë, me përfaqësitë diplomatike dhe të insitucioneve të pavarura. Abott u shpreh se Shqipëria duhet të përmbushë reformat që kërkohen, me qëllim integrimin në Bashkimin Europian.

Ai tha se institucionet e pavarura duhet që të fuqizohen, ndërsa llogaria dhe transparenca nga institucionet janë prioritet absolut.

"Institucionet e pavarura duhet të fuqizohen. Duhet llogaridhënie dhe transparencë nga institucionet. Ju inkurajojmë për ta parë këtë si një mundësi për të ushtruar aktivitetin tuaj duke ju inkurajuar të ngrini zërin. E di që ka nevojë për bashkëpunim të fuqishëm në mënyrë që të garantohet balanca dhe efikasiteti në qeverisje. Fuqizimi i institucioneve të pavarura aspekt kyç në rrugën drejt integrimit."- tha Abbott.

nick abott

Sondazh

Poll