Aktualitet

Aksident në Vlorë, automjeti përplas për vdekje 46-vjeçarin, po lëvizte me biçikletë

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

25 Shtator 2024, 22:03 Nga M.B
Aksident në Vlorë, automjeti përplas për vdekje
Foto ilustruese

VLORA- Një 46-vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas nga makina teksa po udhëtonte me biçikletë në Orikum. Mësohet se aksidenti ndodhi rreth orës 20:20, në afërsi të urës në Orikum, ku një 32-vjeçar me inicialet K. C., duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin 46-vjeçin, i cili lëvizte me biçikletë. Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. 

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 20:20, në afërsi të urës në Orikum, shtetasi K. C., 32 vjeç, duke drejtuar automjetin “Lexus”, ka aksidentuar shtetasin D. K., 46 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 46-vjeçari ndërroi jetë në spitalin e Vlorës.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

vlora

Sondazh

Poll