Aktualitet

EMRI/ Plagosi 3 persona në një lokal në Tiranë, arrestohet djali i pronarit të ujit Lajthiza

Në njoftimin e policisë për ngjarjen e asaj kohe u raportua se 32-vjeçari ka kryer vetëm një shkrepje të pavullnetshme dhe kjo supozohet të ketë kapur të tre të lënduarit. 

25 Shtator 2024, 22:01 Nga M.B
EMRI/ Plagosi 3 persona në një lokal në Tiranë, arrestohet
Edison Elezaj

TIRANË- Edison Elezaj, djali i pronarit të ujit Lajthiza mësohet se është arrestuar. Elezaj ishte shpallur në kërkim pasi la të plagosur 3 persona në një festë në orët e para të mëngjesit më 23 korrik. Në njoftimin e policisë për ngjarjen e asaj kohe u raportua se 32-vjeçari ka kryer vetëm një shkrepje të pavullnetshme dhe kjo supozohet të ketë kapur të tre të lënduarit. 

Elezaj la të plagosur 3 anëtarë të së njëjtës familje, 36-vjeçaren Elona Pinari, vëllain e saj binjak A. Pinguli, 36-vjeç, dhe vëllain e tyre dy vite më të vogël D. Pinguli, 34-vjeç. Ata u paraqitën menjëherë në një spital privat, ku vajza kishte marrë plagë më të rënda

Arma e përdorur në ngjarje ishte pa leje ndërsa arrestimi i dy personave atë kohë u bë pasi ata kishin ndihmuar në fshehjen e saj. Konkretisht të arrestuarit ishin 35-vjeçari, Dardan Zalli dhe 38-vjeçari, Arjan Dushaj.

Njoftimi i policisë më 23 korrik 2023:

Më datë 23.07.2024, rreth orës 01:35, janë paraqitur në një spital privat, për ndihmë mjekësore, shtetasit E. P., 36 vjeçe, A. P., 36 vjeç, dhe D. P., 34 vjeç, me dëmtime të shkaktuara dyshohet nga armë zjarri.

Këta shtetas, rreth orës 01:30 të mëngjesit të sotëm, kanë qenë duke festuar së bashku me persona të tjerë nga rrethi i tyre shoqëror dhe familjar, në një lokal në Rrugën e Kavajës.

Nga tërësia e veprimeve hetimore paraprake është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit E. E., 32 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas dyshohet se aksidentalisht, me një armë zjarri të cilën e mbante pa leje, ka bërë një shkrepje të pavullnetshme, dhe si pasojë e saj janë dëmtuar shtetasit e mësipërm.

Shtetasit D. P., dhe A. P., pas marrjes së ndihmës mjekësore janë larguar për në banesë, ndërsa shtetasja E. P., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti dhe kapjen e shtetasit E. E.

edison elezaj

Sondazh

Poll