Aktualitet

Operacion ndërkombëtar antidrogë, kontrolle në Manzë të Durrësit, GJKKO lëshon disa masa sigurie

Gjithashtu bëhet me dije se operacioni është duke u zhvilluar ne bashkëpunim me autoritetet italiane për ekzekutimin e disa masave të dhëna nga GJKKO.

25 Shtator 2024, 15:21 Nga M.B
Operacion ndërkombëtar antidrogë, kontrolle në Manzë
Foto ilustruese

DURRËS- Një operacion antidrogë ndërkombëtar është duke u zhvilluar në disa shtete, mes tyre dhe Shqipëria. Mësohet se ditën e djeshme dhe mëngjesin e sotëm me vendim gjykate janë ushtruar kontrolle në Manzë të Durrësit në disa banesa e ambiente. Gjithashtu bëhet me dije se operacioni është duke u zhvilluar ne bashkëpunim me autoritetet italiane për ekzekutimin e disa masave të dhëna nga GJKKO.

Një opercion ndërkombëtar është zhvilluar në disa shtete dhe deri më tani janë lëshuar 61 masa arresti. Mësohet se shtetet ku shtrihet ky operacion janë në Itali, Shqipëri, Zvicër dhe Poloni. Raportohet se ky operacion vjen pas një hetimi të gjatë dhe koordinimit mes autoriteteve ligjzbatuese italiane, me Europol, Eurojust, Zyrës së Ekspertit të Sigurisë pranë Ambasadës Italiane në Tiranë, dhe forcave policore shqiptare, polake dhe zvicerane.

gjkko

Sondazh

Poll