25 Shtator 2024, 12:50
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se prokurorët e SPAK me vettingun e tyre kanë faktuar deklaratat e tij në lidhje me pasurinë. Berisha në një deklaratë me mediat ka deklaruar se me bashkëshorten e tij, pas 54 vitesh punë, disponojnë kursimet bankare rreth 100 mijë euro dhe një apartament 40 metra më të madh se ai që kanë pasur në diktaturë.
"Ordinere, të denja vetëm për llum njerëzor dhe njerëz të cilët të marrë peng nga krimet e tyre, janë të aftë të bëjnë gjithçka për të shpëtuar, mund të manipulojnë në mënyrë kaq të trashë dhe banale. Ju gazetarë që e keni lexuar, keni konstatuar se aty thotë: Berisha me vendimin për letrat me vlerë, vendim i cili u firmos një muaj pasi Jamarbër Malltezi dhe pronarët e klubit Partizani kishin paguar 90 përqind të detyrimeve, dhe Jamarbër Malltezi përfitoi 62 euro, përdorin si argument se unë e bëra për të favorizuar këta pronarë se pas 9 muajsh ndryshova vendimin. Spekulantë mjeranë amoralë. Po, e ndryshova të nderuar gazetarë, hoqa nenin që autorizonte përdorimin e letrave me vlerë në ankande, por nuk preka nenin që lejonte pronarët të parablinin me letra me vlerë objektet e ndërtuara apo të merrnin pjesë në procesin e privatizimit.
Pra, shpifin dhe trillojnë me qëllim që t’i japin këtij vendimi një karakter specifik, që ai nuk e kishte kurrë. Të nderuar zotërinj, të falenderosh ata që kryejnë krime, që flenë mbi dosje krimi, që shkelmojnë Kushtetutën, Kartën Europiane të të Drejtave të Njeriut si njerëz të marrë peng pa ligj dhe moral, nuk më lejohet. Përndryshe do i falenderoja ata për vetingun. Me vetingun financiar 30-vjeçar të Sali Berishës, ata faktuan deklaratat e mia të përsëritura se Sali Berisha, me bashkëshorten e tij, pas 54 vitesh punë, disponojnë kursimet bankare rreth 100 mijë euro dhe një apartament 40 metra më të madh se ai që kanë pasur në diktaturë. Merr përgjigje e gjithë mafia ndërkombëtare, e cila e shpalli Sali Berishën një kampion të luftës kundër korrupsionit të deklaruar dikur prej tyre, e dizenjoi si non-grata për korrupsion. Merr përgjigje çdo shqiptar që mund të ketë menduar, i mashtruar nga propaganda se Sali Berisha ka përdorë pushtetin për të pasuruar veten," tha Berisha.
sali berisha
Politike
25 Shtator 2024, 12:40
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar Prokurorinë e Posaçme se nuk ka guxuar të pyesë kryeministrin Edi Ram...
Politike
25 Shtator 2024, 12:29
N.F
Kalaja
TIRANË- Avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja ka marrë pjesë ditën e sotme n&...
Politike
25 Shtator 2024, 12:31
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se, hetimi ndaj tij ka nisur nga Prokuroria e Posaçme pas d...
Politike
25 Shtator 2024, 12:18
N.F
Balliu
TIRANË- Koordinator i Rajonit të Tiranës dhe Shef i Organizimit në selinë blu, Klevis Balliu ka marrë&...
Politike
25 Shtator 2024, 12:18
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar Gabriel Eskobar dhe Juri Kim si diplomatë të korruptua...
Politike
25 Shtator 2024, 12:11
N.F
Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka marrë pjesë ditën e sotme në...
Politike
25 Shtator 2024, 11:56
N.F
Teliti
TIRANË- Nënkryetari i Këshillit Bshkiak të Tiranës, Dorjan Teliti ka marrë pjesë sot në protest&eu...
Politike
25 Shtator 2024, 11:51
r.ll
ilda zhulali
TIRANË- Para bashkisë së Tiranës po zhvillohet protesta e 27-të e thirrur nga Partia Demokratike, ku kërkoh&eum...
Politike
25 Shtator 2024, 09:59
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk do të paraqitet vetë fizikisht këtë të mërkurë n&...
Politike
25 Shtator 2024, 07:36
N.F
Edi Rama
TIRANË- “Shqipëria u shpall dikur vendi i parë ateist në botë. Tani, me nxitjen e kryeministrit Edi Rama, aty do t&...